Ish-portieri legjendar, Gianluigi Buffon, ka folur së fundmi për fillimet e karrierës së tij.
Gardiani italian është shprehur se në momentin që filloi karrierën te Parma, shumë ekipe e kërkuan, por ai përfundoi duke u dashuruar me Juventusin.
Buffon tregon se mund të transferohej te Barcelona, Roma apo Porto, por gjithmonë dilte diçka që e mbante te “Zonja e Vjetër”.
“Në vitin 2001 nuk e di sesi unë përfundova te Juventusi. Parma më kishte shitur te Roma, por për çështje detajesh, në fund u prish gjithçka, pas në mes u fut Barcelona. Edhe ata u duk sikur e mbyllën me klubin, por ndërkohë më thonë që duhet të shkoj te Juventusi dhe të firmos.
Pasi kalova në Torino, çdo vit më kërkonin diku. Si në vitin 2004 kur isha unë që refuzova një klub shumë të madh.
Pastaj isha sërish pranë Romës në 2011-ën, por doja të punoja me Antonio Conten.
Gjithashtu, edhe kur u ktheva nga Paris Saint-Germain, unë mund të transferohesha te Porto, ku kisha parë edhe qytetin, por Andrea Pirlo, asokohet trajner i Juventusit, erdhe dhe më tha: ‘Gigi, tani që erdha unë, ti do ikësh?’, dhe sigurisht nuk mund të refuzoja një mikun tim”, ka thënë legjenda e futbollit italian, Gianluigi Buffon.
Një tragjedi ka ndodhur në Indi, ku një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën, pasi u rrëmbye nga ujërat e një ujëvare…
Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej…
Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e…
Sot, më 28 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 96.9…
Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë prezent, duke sjellë në orët e para…
Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush…