Mario Mitaj pritet të ndryshojë skuadër gjatë afatit kalimtar të verës pas dy viteve të kaluara në Rusi.
Mbrojtësi i majtë shqiptar ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, derisa ka zgjuar interesimin e skuadrave italiane.
None found
Tuttosport ka raportuar se Mitaj mund të transferohet në Serie A gjatë verës, pasi ka tre skuadra që e duan atë.
Lazio dhe Bologna prej kohësh po e ndjekin lojtarin shqiptar i cili përveç paraqitjeve të mira me Lokomotivën, ka shkëlqyer gjithmonë edhe me Kombëtaren shqiptare.
E përditshmja italiane ka raportuar se Mitaj është në listën e dëshirave të Juventusit, me drejtorin Cristiano Giuntoli që e pëlqen shumë shqiptarin.
Drejtuesit e Zonjës së Vjetër do ta ndjekin nga afër në dy sfidat e fundit të Shqipërisë ndaj Kroacisë dhe Spanjës.
Mitaj duket se do të transferohet në Serie A, pasi nuk pritet të ketë ndonjë kosto më të lartë se rreth 7-8 milionë euro. /Telegrafi/
Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ka vjedhur me dhunë…
Ditën e nesërme në Tiranë janë njoftuar paralelisht tri protesta, të cilat do të zhvillohen në orare të ndryshme. Sipas…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar mbylljen e Bregut të pushtuar Perëndimor pasi pesë izraelitë mbetën të plagosur prej sulmi…
Liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 25 nëntor në Bruksel, në kuadër…
Në kulmin e protestave masive që kanë përfshirë vendin, ku studentët dhe qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, një…
MPB njofton se një shoferë i dehur ka shkaktuar aksident trafiku në Vinicë, nga ku janë lënduar katër persona."Më 22.10.2026,…