Jonathan David mund të largohet në afatin kalimtar të janarit nga skuadra franceze Lille.
Sulmuesi kanadez ka edhe një vit e gjysmë kontratë me klubin francez dhe i ka refuzuar ofertat për rinovimin e saj pasi dëshiron të bëj hap para në karrierën e tij.
Pas një fillimi të vështirë këtë edicion, David ka rikthyer formën e tij më të mirë dhe tani është duke shkëlqyer me fanellën e Lille.
23-vjeçari ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë në 24 ndeshje zyrtare këtë edicion, derisa e ardhmja e tij duket se do të jetë në Angli.
Sky Sport ka raportuar se skuadrat angleze si Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Aston Villa janë shumë të interesuara për transferimin e David në afatin kalimtar të janarit.
Reprezentuesi kanadez është i gatshëm të largohet menjëherë nga skuadra franceze për të bërë një hap para në karrierën e tij dhe Lille po pret ofertën më të mirë.
Skuadra franceze synon që të fitoj 45 milionë euro nga shitja e David, shumë që nuk përbën problem për skuadrat angleze. /Telegrafi/
Ish drejtori i Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO). Ai është nën hetim nga…
Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje tragjike është regjistruar në Lucca të Italisë, ku një familje shqiptare prej katër pjesëtarësh, është…
Apeli i GJKKO, ka pranuar kërkesën e zyrtares së policisë, Ervina Gjana, për t’i kthyer disa sende të bllokuara me…
Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:15, një aksident automobilistik është regjistruar në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë. Në aksident janë përfshirë një…
Gjatë vizitës 3-ditore në Izrael midis datave 25-27 janar, kryeministri Edi Rama, udhëtoi vajtje e kthim me një avion privat,…
Përplasja mes biznesmenëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi për kontrollin e Aeroportit të Vlorës ka tejkaluar kufijtë e një mosmarrëveshjeje…