Edon Zhegrova pritet të bëj hapin e madh në karrierë gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.
Sulmuesi kosovar është në formë të shkëlqyer dhe po shkëlqen në çdo ndeshje me fanellën e Lille.
None found
Kjo ka bërë që për të të ketë interesime nga Italia, Gjermania e së fundmi edhe nga La Liga spanjolle.
Real Sociedad është skuadra e fundit që është futur në garë për transferimin e reprezentuesit kosovar dhe ai është përcjell që një kohë nga klubi bask.
24-vjeçari shihet si një zëvendësues perfekt i sulmuesit japonez Kubo i cili është i destinuar për tu larguar në drejtim të Ligës Premier.
Mediumi spanjoll ‘Noticias de Gipuzkoa‘ ka njoftuar se Sociedad është i gatshëm të bëj një përpjekje për Zhegrovën në afatin kalimtar të janarit dhe te Lille janë të gatshëm ta shesin yllin kosovar për ofertën e duhur.
Skuadra franceze është e gatshme të lejojë largimin e Zhegrovës nëse vije ndonjë ofertë mbi 20 milionë euro.
Në 25 ndeshje të zhvilluara deri më tani në të gjitha garat, Zhegrova ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/
Policia e Kamzës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ku i riu Roland…
Kanë kaluar më shumë se 250 ditë që kur Matthijs de Ligt është parë për herë të fundit në fushë…
Dashi Është ditë shumë e mirë për të bërë disa veprime rutinë dhe për të vendosur kontakte me persona të…
Glen DajaDinamo ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”…
Klevi QefalijaDinamo ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”…
Policia e Kamzës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ku i riu Roland…