Sezoni i parë i Milan Skriniar me fanellën e PSG-së ishte mjaft i vështirë.
Shpesh herë ish-i i Interit u ul në stol nga Luis Enrique, por megjithatë, qendërmbrojtësi shprehet mjaft pozitiv.
None found
“Më është dashur të jem jashtë për 4 muaj e gjysmë, por u ktheva më herët seç parashikohej. Padyshim që e gjitha kjo mund të shkonte më mirë se kaq. Ka shumë konkurrencë dhe po luftojmë të gjithë për një vend titullari. Unë isha gati sa herë trajneri dëshironte, isha gati edhe për 5 apo 10 minuta në fund. Jam i lumtur që kam luajtur të gjitha ndeshjet në fund të sezonit”, tha fillimisht Skriniar.
Më tej, ish-mbrojtësi i Interit ka komentuar edhe thashethemet që kanë lindur kohëve të fundit që e lidhin atë me një largim të mundshëm nga kryeqyteti i Francës.
“Nuk u kam kushtuar rëndësi. Më pyetën edhe gruaja, babaj, nënë dhe vëllai. Nuk kam dëgjuar asgjë për largim nga trajneri apo klub, askush nuk më tha se nuk po më llogarisnin më apo se duhet të kërkoja një ekip të ri. Përkundrazi, isha i qetë dhe sigurova familjen se jam mirë në Paris. Nuk jam penduar kurrë që kam marrë këtë hap, është një klub i shkëlqyer në çdo aspekt”, është shprehur më tej sllovaku.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…