sport

Skena shokuese në Madrid, sulmohet talenti i Realit nga tifozët e ekipit kundërshtar

Fitorja e të rinjve Real Madridit kundër Rayo Majadahonda (4-2) këtë të diel u dëmtua nga një incident fatkeq që ndodhi në fund të ndeshjes, kur futbollistët e Arbeloa po shkonin drejt autobusit që i ktheu në Valdebebas.

Iker Bravo, sulmuesi i bardhezinjve, mbeti viktimë e një goditjeje me kokë nga një person.

Përgjatë 90 minutave, futbollisti ka marrë disa ofendime nga tribuna të cilat janë përsëritur derisa po largoheshin nga fusha. Një grup të rinjsh e pritën në dalje të fushës La Oliva dhe e qortuan sërish me terma “palaço”.

Bravo ishte duke u përshëndetur me një person dhe në një moment njëri prej fansave kundërshtar i është afruar lojtarit dhe e ka goditur, gjë që fatmirësisht nuk ka shkaktuar ndonjë lëndim të rëndë, raporton Relevo.

Stafi i Real Madridit ka ndërhyrë menjëherë për të ndaluar incidentin dhe për ta çuar katalanasin në autobus.

Klubi denoncon se sulmet verbale ndaj lojtarit janë të zakonshme në shumicën e fushave që viziton ekipi i të rinjve. Lojtari i të rinjve të Barçës, i cili mbërriti verën e kaluar në Valdebebas si huazim nga Bayer Leverkusen, po luan në Real Madrid Juvenil këtë sezon, pasi kishte luajtur sezonin e kaluar me Castillan e Raulit.

Në ekipin e bardhë të të rinjve ai ka rifituar besimin dhe në fakt ka bërë një paraqitje të mirë në Majadahonda pavarësisht se nuk ka shënuar gol.

Nga ata që i rrethojnë shpresojnë që ky episod të mbetet një anekdotë fatkeqe dhe që sulmuesi të vazhdojë të luftojë për të dhënë versionin e tij më të mirë nën urdhrat e Arbeloas, me takimin ndaj Adarve të shtunën e ardhshme tashmë mes vetullave para rikthimit të ligës së të rinjve.

Në Majadahonda, një dygolësh nga Hugo de Llanos dhe golat e Mesonero dhe Paulo Iago vendosën fitoren dhe e zgjeruan serinë e fitoreve të njëpasnjëshme në Ligë në nëntë sosh. /Telegrafi/

Tags: real madrid

të fundit

Aksidenti tragjik që përgjaku nisjen e Vitit të Ri në Gjirokastër/ Mes viktimave, instrumentisti 24-vjeçar Klejdi Myftari

  Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident tragjik u regjistrua në Gjirokastër në vendin e quajtur…

12 minutes ago

E rëndë në Gjermani/ Dy të rinj humbin jetën pas shpërthimit të fishekzjarreve, disa të tjerë…

Festimet e Vitit të Ri 2026, kanë lënë pasoja tragjike edhe në Gjermani. Dy 18-vjeçarë vdiqën pasi iu nënshtruan lëndimeve…

28 minutes ago

Aksidenti i rëndë në Gjirokastër/ Një nga viktimat nipi i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit

Personi që shihni në foto, është i ndjeri Anxhelo Ruçi, i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik…

1 hour ago

Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

Duke nisur nga dita e sotme, hyn në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore, ashtu…

1 hour ago

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari Nexhat Daci

Politikani dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, është ndarë nga jeta. Lajmin për vdekjen e tij e bëri…

2 hours ago

Të dëmtuar nga fishekzjarret dhe të dehur, 55 raste në urgjencën e spitalit të Sarandës

Festimet e ndërrimit të viteve në Sarandë, kanë kaluar me pak raste plagosjesh që kanë pasur si shkak nga përdorimi…

2 hours ago