sport

Skandal, presidenti i FSHP merr familjarët në Kubë dhe lë jashtë sportistët

Presidenti Elez Gjoza e ka kthyer Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, pronë individuale.

Skandalet në institucionin e drejtuar prej tij nuk kanë fund. I radhës është denigrues për sportistët dhe trajnerët e shtangës.

Në Çmimin e Madh të Kubës, delegacioni shqiptar udhëhiqej nga presidenti i FSHP-së Elez Gjoza, i cili mori me vete tre familjarë, bashkëshorten, nipin dhe të fejuarën e tij mëson ekskluzivisht Zoom.al.

I vetmi sportist në këtë kompeticion që u zhvillua nga 8-18 qershor ishte Erkand Qerimaj, i cili çuditërisht nuk mori pjesë në këtë garë kualifikuese.

Gjithashtu pjesë e delegacionit ishin edhe dy trajnerë të kombëtares dhe sekretarja e FSHP.

Sportistët nuk kanë uniforma dhe stërviten në kushte të tmerrshme, por kjo nuk ka rëndësi, pasi Gjoza ka prioritet të kënaqë bashkëshorten e tij dhe familjarët e tjerë.

Me paratë e Federatës, Gjoza abuzon pa iu dridhur qerpiku dhe nuk i jep llogari askujt, pasi edhe ata që bënin opozitë në Komitetin Ekzekutiv, me një të rënë të lapsit i përjashtoi nga Federata.

Pas çdo aktiviteti ndërkombëtar, sportistët tanë ankohen për mungesën e fizioterapistëve apo masazhatorëve, por për t’iu bërë qejfin familjarëve Gjoza sakrifikon njerëzit e sportit.

I njohur ndryshe si presidenti i dopingut, pasi gjatë mandateve të tij në krye të FSHP-së janë regjistruar mbi 14 sportistë me substancë të ndaluar, Gjoza sërish vazhdon të shpërdorojë detyrën e tij dhe pa u shqetësuar nga askush.

Thonë se ka mbështetje politike, por kur abuzimi ka arritur kulmin, dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Për më tepër edhe komunitetin e shtangës e ka kundër.

Në FSHP nuk ka transparencë për fondet që jep Federata Botërore për organizimin e turneve të ndryshëm apo fondet e solidaritetit.

Madje, FSHP është i vetmi institucion që nuk ka një faqe zyrtare dhe nuk pasqyron asnjë aktivitet, edhe pse ky është një kriter i kërkuar edhe nga IËF. Këmbanat e alarmit po bien dhe fort!!!

të fundit

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

Një 22-vjeçar shqiptar, është arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit mbi krimin e organizuar të…

1 minute ago

Tottenham “poshtërohet” nga Bayern para sfidës për Superkupën e Evropës (VIDEO)

Gjashtë ditë para se të përballet me PSG-në në Superkupën e Evropës, trajneri i ri i Tottenhamit, Thomas Frank, ndoshta…

19 minutes ago

Rama poston video nga Shkodra: Program i ri në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare të Shqipërisë 2030

Aksioni për çlirimin e hapësirave publike ka vijuar pa ndërprerje në zona të ndryshme në Tiranë, por është shtrirë edhe…

49 minutes ago

Statistikat e INSTAT: Shoferët me shumë përvojë, kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore me viktima dhe të plagosur

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jete, kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit. Sipas…

1 hour ago

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e biznesmenit turk/ Kush është Halit Yukay: Martesa e tij me një grua greke dhe kompania e anijeve

Kërkimet vazhdojnë intensivisht për biznesmenin 43-vjeçar turk Halit Yukay, i cili rezulton i zhdukur që nga nata e së shtunës,…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 8 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro, blihet me 96.5…

2 hours ago