Një tjetër skandal seksual trondit elitën angleze, të Premier League, teksa sipas mediave vendase dy lojtarë janë arrestuar dhe më pas janë lënë të lirë me kusht, të akuzuar për sulm nga një vajzë e re.
Nuk jepen detaje mbi identitetin e tyre, përveçëse të dy janë 19 vjeçarë, luajnë për të njëjtën skuadër dhe konsiderohen si “yje” të së ardhmes në kampionatin anglez.
Lajmi është konfirmuar nga policia, që gjithashtu nuk ka zbuluar detaje të tjera, përveçëse me anë të një deklarate për mediat ka thënë se hetimet vazhdojnë.
Sipas ndërtimit të fakteve nga mediat britanike, ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar në stadium, përpara një ndeshje të elitës së futbollit anglez.
Vajza që pretendon se është sulmuar seksualisht ka denocuar ngjarjen në polici, që menjëherë ka vënë në pranga një prej lojtarëve të akuzuar. Tjetri është arrestuar një ditë më pas. Të dy më pas janë lënë të lirë me kusht, deri në përfundimin e hetimeve.
Kjo nuk është hera e parë që futbolli anglez përfshihet në skandale të këtij lloji. Rastet e fundit të dhunës seksuale nga ana e futbollistëve janë ato të Mason Greenwood, ish-sulmues i Manchester United dhe braziliani Antony, që vazhdon të jetë pjesë e “Djajve të Kuq”.
Një ditë pasi Prokuroria e Posaçme dërgoi në GJKKO dosjen e korrupsionit galopant me 30 të pandehur ku lista e…
Çdo vit më 11 shtator, qyteti i Nju Jorkut përkujton gati 3 000 personat që vdiqën në sulmet terroriste të…
Në mesazhin drejtuar qytetarëve në një postim në rrjetet sociale, Ermal Dredha, ka reaguar pasi u largua nga posti si…
Në orët e para të mëngjesit, një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 44-vjeçar ka humbur…
Ragip Gila, i dyshuar si autori i vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin e Shkodrës, ka mbërritur këtë të enjte…
Presidenti i SHBA Donald Trump, ka deklaruar se është i mbushur me pikëllim dhe zemërim pas vrasjes së tmerrshme të…