Categories: sport

Skandal në Bolivi, 86 kilogramë marihuanë zbulohen në autobusin e rezervuar për ekipin brazilian

Një autobus i marrë me qira për transportimin e skuadrës braziliane të Sao Paulos është sekuestruar në Bolivi, pasi policia gjeti brenda tij 86 kilogramë marihuanë.

Sao Paulo kishte udhëtuar në Bolivi për t’u përballur me Bolivarin në ndeshjen e parë të fazës së 16-shes të Copa Sudamericana. Takimi mes dy skuadrave u mbyll në barazim 1-1.

Të lidhura

None found

Përpara zhvillimit të sfidës, delegacioni i klubit brazilian mbërriti në Santa Cruz de la Sierra dhe më pas duhej të vijonte rrugën drejt La Pazit.

Autobusi i planifikuar për ta marrë ekipin nga aeroporti u ndalua nga autoritetet boliviane. Gjatë kontrollit të mjetit, policia zbuloi sasinë prej 86 kilogramësh marihuanë.

Disa media lokale raportuan se Sao Paulo kishte angazhuar kompaninë e transportit Buses Cosmos për udhëtimin e delegacionit.

Mjeti u sekuestrua nga autoritetet në zonën e Cochabambës.

Deri në mbërritjen e skuadrës braziliane në Santa Cruz de la Sierra, operatori i transportit e kishte zgjidhur situatën. Kjo i mundësoi delegacionit të Sao Paulos të vazhdonte drejt La Pazit pa hasur probleme të tjera.

Deri në këtë fazë nuk është raportuar për përfshirjen e ndonjë anëtari të ekipit apo të delegacionit të Sao Paulos në këtë rast.

Lënda narkotike u gjet vetëm në autobusin e kontraktuar për transportimin e skuadrës, ndërsa autoritetet po vijojnë procedurat përkatëse.

Tags: Sao paulo

të fundit

Taulanti mbështet Granitin: Të gjithë gabojnë, askush nuk është i përsosur

Taulant Xhaka ka reaguar pas pranimit publik të vëllait të tij, Granit Xhakës, se kishte siguruar një certifikatë vaksinimi kundër…

13 minutes ago

Dellova ndal Vlahovicin dhe spikat në triumfin e madh të Amedspor

Lumbardh Dellova zhvilloi një paraqitje të fortë në fitoren e madhe të Amedspor ndaj Beşiktaşit, në një ndeshje ku mbrojtësi…

19 minutes ago

Illegal sexual enhancement supplement network dismantled, 6 people arrested

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski sonte njoftoi se suplemente për potencë janë në qendër të aksionit i cili filloi sot…

34 minutes ago

Osman Selmani released from detention in Serbia; daughter: After many days of anguish, we were reunited

Është liruar nga paraburgimi në Serbi, Osman Selmani, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në korrik të këtij viti.…

34 minutes ago

Vlerësimi i 20 skuadrave të Premier League pas pesë javëve të para

Pas pesë javësh të sezonit të ri në Premier League, kampionati do të hyjë në një pauzë trejavore për shkak…

42 minutes ago

VIDEO/ Alban Xhaferi këndon mes legjendave, në një moment festë për Vllazninë

Alban Xhaferi duke kënduarDitën e sotme, është mbajtur Kupa “Miqësia” në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës [...]Read More...

49 minutes ago