Plotësisht janë ezauruar të gjitha vendet e parashikuara për mbështetësit shqiptarë për transfertën e Nations League, San Marino – Shqipëri, e cila do të luhet më 29 shtator në stadiumin e San Marinos, duke filluar nga ora 20:45.
None found
Zona e caktuar posaçërisht për tifoçerinë shqiptare në Tribunën SUD, e identifikuar si “Albania” në sistemin e shitjes, nuk ka më vende të lira, çka dëshmon për këkesën tejet të madhe të tifozëve për ta përcjellë Kombëtaren edhe jashtë vendit.
Federata Shqiptare e Futbollit shpreh mirënjohjen për përkahjen e jashtëzakonshme dhe fton të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në stadium më 29 shtator të ndërtojnë një atmosferë spektakolare dhe të mbështesin fuqimisht kombëtaren në këtë sfidë të Ligës së Kombeve.
Ndërkohë, vijon pa ndërprerje marketimi i biletave për ndeshjen hapëse në shtëpi të Kombëtares në këtë kompeticion, Shqipëri – Bjellorusi, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Tifozët mund t’i sigurojnë ato përmes kanaleve zyrtare online të biletave.
Një pikturë e realizuar në vitin 1960 nga artistja e njohur japoneze Yayoi Kusama është shitur për 14.7 milionë dollarë…
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar për ndeshjen ndaj Irlandës, me…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për veprat penale që lidhen me pengimin e drejtësisë.…
Me prezantimin e akuzës dhe dëgjimin e dëshmitarëve ka filluar sot gjykimi për ish kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në RMV njofton se nga 15 nëntori deri më 15 mars, të gjitha automjetet…
Homazhet në nderim të oficerit të Policisë, Ermal Lulaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e…