Braziliani Coutinho ishte protagonist në një episod të diskutueshëm të ndodhur fundjavën e kaluar në ndeshjen mes Barcelonës dhe Celta Vigos. Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Ansu Fati u lëndua dhe trajneri Sergi Barjuan urdhëroi brazilianin të niste nxemjen për ta zëvendësuar.
Ish-mesfushori i Liverpoolit, me mënyrën sesi veproi, la përshtypjen se nuk donte të dilte në fushë. Barça nuk e bëri zëvendësimin para pushimit dhe Coutinho nuk luajti asnjë sekondë.
“Esport3” ka zbuluar se çfarë fjalësh tha futbollisti pas urdhrit të trajnerit të tij: “Nuk është e nevojshme tani, po vjen pushimi”.
Më vonë, trajneri shpjegoi se as që e kishte vënë re gjestin e lojtarit, ndërsa sulmuesi pohoi se nuk i ka munguar asnjëherë profesionalizmi në karrierën e tij sportive. Disa fjalë që shkojnë në drejtim të kundërt me informacionin e prezantuar tashmë nga media katalanase “Esport3”, në programin e tij “Onze”.
Ka informacione se pas përfundimit të ndeshjes, disa “pesha të rënda” në dhomat e zhveshjes së “blaugranave” iu afruan Coutinhos për ta kritikuar për sjelljen e tij. Jo vetëm për mënyrën sesi u soll pas marrjes së urdhrit të trajnerit për nisjen e nxemjes, por edhe për ato fjalë që nuk u kapën nga kamerat (“Nuk është e nevojshme, po vjen pushimi”).
E vërteta është se Barjuan nuk i kushtoi vëmendje asaj që ndodhi, por në pjesën e dytë nuk e hodhi në fushë Coutinhon (vendin e Ansu Fatit e mori Balde). Me trajnerin e ri (Xavi Hernandez) gjithçka nis nga e para. Ai tashmë ka nxjerrë një rregullore të rreptë nga e cila nuk do të dalin të padëmtuar as braziliani dhe as ndonjë nga shokët e tij…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare të Vlorës, ku një automjet tip Mercedes ka përplasur një vajzë…
Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Mediat italiane bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga këshilltari i…
Izraeli ka njoftuar të shtunën se po përgatitet të zhvendosë civilët palestinezë nga zonat e luftimeve në jug të Gazës,…
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, e ka cilësuar takimin me homologun rus Vladimir Putin si të shkëlqyer dhe…
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me situatën e zjarreve në zonën e Fushë…
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qafë Thanë. Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete…