Timo Werner dhe Chelsea mendojnë se koha e tyre po mbaron. As klubi dhe as gjermani nuk janë në mendje dhe këtë e ka treguar edhe sulmuesi kur e kanë pyetur për lumturinë dhe të ardhmen e tij.
“Jam i lumtur kur luaj dhe shënoj gola. Duhet të kujdesem për këtë dhe pjesa tjetër do të pasojë. Ji i lumtur në Chelsea? Mund të jem i lumtur kudo,” shtoi ai.
None found
Kështu ka shpjeguar edhe marrëdhënien e tij me Tuchelin, për të cilin beson se nuk i llogarit shumë. “Unë nuk pyeta, por mendoj se sigurisht trajneri ka ide të ndryshme për atë që i nevojitet në lojëra të ndryshme. Mendoj se në shumë ndeshje nuk isha në planet e tij, kështu që unë përpiqem ta ndryshoj atë.”
Ai gjithashtu insistoi për minutazhin kur u pyet për Kupën e Botës. “Sigurisht që dua të luaj më shumë dhe duhet të luaj më shumë që të jem në formë të mirë për Kupën e Botës dhe të kem mundësi të shkoj. Nuk ndryshon asgjë nëse është në dimër apo në verë kam luajtur gjysmë sezoni apo gjithë sezonin”, shton ai.
Për të përfunduar, ai shpjegoi se nuk ka frikë nga gara e re dhe se konsideron se po përjeton një situatë të ngjashme edhe pse Sterling ka ardhur. “Nuk është ndryshe nga sezoni i kaluar. Mendoj se ishte e njëjta gjë me Romelu. Ne kishim konkurrencë të madhe përpara. Është ende e njëjtë. Në një klub të madh si Chelsea duhet ta kesh atë konkurrencë,” tha ai.
Gjermani e bëri të qartë synimet e tij për të luajtur dhe mundesine për tu larguar, një lëvizje që Chelsea do ta mirëpriste, por ka pengesa. Kryesor? Paga e lartë që merr lojtari gjerman.
Detaje të reja dalin në dritë lidhur me incidentin e rëndë me armë zjarri të regjistruar mesditën e kësaj të…
Policia ka mundur të arrestojë personin e dyshuar për tentativën e vrasjes së regjistruar mesditën e kësaj të shtune në…
Brajan GrudaMomentalisht është duke u zhvilluar ndeshja miqësore mes Bayern Munich dhe Leipzig, sfidë e cila po shkon në favorin…
Vendet e parkimit janë veçanërisht të kërkuara në qytetet e mëdha, ndërsa Hyundai njofton se mund të ketë një zgjidhje…
Mëngjesi i kësaj të shtune nisi me fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën e kalimit kufitar të Morinës.…
Kur Paul Biya fitoi zgjedhjet e para presidenciale në Kamerun në vitin 1984, Nformi Bime ishte 23 vjeç dhe student.…