sport

Siti i Guardiolës, testi i së vërtetës për Salah & Co te Liverpuli

Mançester Siti, pret të dielën Liver pulin në supersfiën e javës së Premier Ligë, në stadiumin “Etihad”. Të dyja skuadrat i drejtohen kësaj ndeshjeje pas paraqitjeve mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve.

Siti shkatërroi Borusia Dortmundin 4-1, ndërsa Liverpuli regjistroi një fitore 1-0 ndaj Real Madridit.

Të lidhura

None found

GJENDJA – Siti është një pikë përpara “Reds” para përballjes së të dielës – një shenjë e përmirësimit të tyre nga sezoni i kaluar.

Skuadra e Pep Guardiolës është bërë më pak e orientuar drejt posedimit të topit sesa në sezonet e mëparshme, duke u renditur e katërta në mesataren e posedimit për ndeshje në kampionat.

Por ata krenohen me sulmin më të mirë, ndërsa vetëm Arsenali ka pësuar më pak gola se të besuarit e Guardiolas.

Nga ana tjetër, të Kuqtë kanë pasur një fillim të dobët të sezonit, duke humbur katër ndeshje radhazi në kampionat, përpara se të ktheheshin në fitore kundër Aston Vilas fundjavën e kaluar.

Liverpuli ka një nga sulmet më të mira, por dobësitë e tyre mbrojtëse i kanë kushtuar shtrenjtë.

Pavarësisht se kanë mbajtur portën e paprekur në dy ndeshjet e fundit, problemet mbrojtëse mund të ekspozohen kundër Sitit, sulmi i të cilit udhëhiqet nga Haland.

PRECEDENTËT – Siti ka fituar 60, ka barazuar 58 dhe ka humbur 110 ndeshje kundër Liverpulit në të gjithë kompeticionet. Veçanërisht, Mohamed Salah ka shënuar 13 gola kundër “Citizens”, teksa vetëm kundër Totenhem dhe Junaitid ka shënuar më shumë. Erling Braut Haland kujtojmë që është golashënuesi më i mirë i Premier Ligës me 13 gola në 10 ndeshje. Ndërsa Dominik Sobozlai është për momentin lojtari plus i “Reds” këtë sezon dhe një nga mesfushorët më të mirë në Angli.

ARRITJA – Pep Guardiola, do të drejtojë ndeshjen e 1000-të të karrierës së tij legjendare si trajner në përballjen e së dielës në stadiumin “Etihad”.

Trajneri katalanas mori drejtimin e një skuadre për herë të parë 18 vjet më parë me Barcelona B dhe që atëherë ka revolucionarizuar futbollin modern përmes punës së tij në tre nga klubet më dominuese të Evropës: Barcelona, Bajern Mynih dhe tani Mançester Siti.

I konsideruar gjerësisht si një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Guardiola mori drejtimin e ekipit për ndeshjen e tij të 999- të si trajner të mërkurën në mbrëmje, kur skuadra e tij, “Qytetarëve”, siguroi një fitore 4-1 në shtëpi ndaj Borusia Dortmund-it në UEFA Champions League.

të fundit

Nafta, konflikti dhe zgjedhjet – Çfarë fshihet pas marrëveshjes së re Trump-Putin dhe presionit ndaj Zelenskyt për armëpushim

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të lejuar importin e disa produkteve të naftës ruse në Shtetet e Bashkuara…

3 minutes ago

Shehu: Presidentja Shiroka-Pula duhet të sjellë rezultate, Kosova nuk mund të presë edhe një dekadë

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duhet ta shndërrojë përfundimin e krizës institucionale në një mundësi për forcimin e…

10 minutes ago

LAMM: Traffic in Macedonia flowing smoothly, no long waits at border

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.Trafiku në rrugët…

12 minutes ago

Adani vë në dyshim nivelin e Zhegrovës: Juventusi kërkon lojtarë të gatshëm për titullarë

Ish-qendërmbrojtësi Lele Adani është treguar i rëndë me yllin e Kosovës Edon Zhegrova duke deklaruar se ky i fundit nuk…

12 minutes ago

37-year-old criminally charged for performing dangerous motorcycle stunts on “Aradhet Partizane” boulevard in Skopje

Nga MPB bëjnë të ditur se lidhur me videon e publikuar më 10.10.2026 në disa portale dhe media elektronike, në…

12 minutes ago

Kosovar delegation stopped at the border, analysts demand reciprocity and an EU reaction

Autoritetet serbe ua kanë ndaluar hyrjen në Preshevë, të premten shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavcit, deputeteve…

13 minutes ago