Sir Alex Ferguson raportohet se po i bën presion Manchester United që ta zëvendësojë Erik Ten Hag me një trajner të profilit të lartë.
United kaloi një sezon të vështirë (2023/2024) teksa përfunduan në pozitën e tetë në Ligën Premier dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve.
Sidoqoftë, Ten Hag e përfundoi sezonin aq lartë sa mundi teksa arriti që ta mposht Manchester Cityn në finale të FA Cup muajin e kaluar.
Sipas raportimeve, Unitedi momentalisht është duke bërë një rishikim dhe do të vendosë së shpejti nëse Ten Hag është njeriu i duhur për ta udhëhequr klubin drejt sukseseve.
Siç ka raportuar TeamTalk, trajneri legjendar Ferguson po i bën presion klubit që ta zëvendësojë Ten Hagun me Mauricio Pochettinon i cili u largua nga Chelsea muajin e kaluar.
Besohet se Ferguson është shumë i afërt me ish-trajnerin e PSG-së dhe Tottenhamit, andaj ka kërkuar nga klubi që ta emërojë atë në rolin e trajnerit dhe t’i jap një shans në “Old Trafford”.
Raportimi shton se Pochettino do të ishte i gatshëm të merrte drejtimin e “Djajve të Kuq” pasi tashmë ai e kishte konfirmuar se është i gatshëm për një aventurë të re pas largimit nga Londra.
“Unë jam i mbushur me energji. Në futboll nuk e dini kurrë, gjërat mund të ndodhin sot, por nesër mund të paraqitet një mundësi e re, unë jam i hapur që të dëgjojë ofertat”, është shprehur tekniku argjentinas. /Telegrafi/
Këtë të hënë, për shkak të protestës së lajmëruar nga Partia Demokratike, Policia e Tiranës, ka ndërmarrë një plan masash…
Në Gjykatën e Prishtinës janë administruar prova për vrasjen e Liridona Ademajt. Pamjet tregojnë momentin nga darka e fundit e…
Pas debateve dhe tensioneve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, aktorja dhe fituesja e edicionit të kaluar,…
Në dosjen hetimore të AKSHI-t, dokumentohet me pamje takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe drejtoreshën e këtij institucioni…
Dashi Sezoni i Bricjapit i vendos ambiciet tuaja në plan të parë, duke ju kërkuar të reflektoni mbi koston e…
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Indonezinë, pasi një autobus pasagjerësh u përmbys në një autostradë në ishullin Java,…