Atletico Madrid këtë sezon është shumë larg pritshmërive, teksa nuk po arrin të përsërisë sezonin e kaluar. Trajneri Diego Simeone është plot 17 pikë larg vendit të parë ndërsa ka pësuar 6 humbje në La Liga.
Humbja e shkaktuar nga Barcelona 4-2 ka lënë jashtë zonës Champions “Colchoneros”, gjithsesi 2 pika larg katalanasve nuk janë shumë për të arritur objektivin kryesor të këtij sezoni që është kualifikimi në Champions League.
None found
Ndërkohë, Atletico do të përballet në fazën 1/8-t në Champions, me Manchester United.
“Ne e dimë se çfarë duhet për të kaluar këtë moment, por preferoj të mos flas. Ka shumë arsye pse nuk po ecim mirë, nuk mund të përmend vetëm një”, deklaroi Joao Felix disa ditë më parë.
Fjalët e yllit portugez nuk i kanë pëlqyer Diego Simeones, i cili fton 22-vjeçarin të flasë në dhomat e zhveshjes, jo në publik.
”Nëse Joao e ka të qartë problemin e skuadrës tonë, do të ishte mirë të na e shpjegonte”, deklaroi trajneri argjentinas i kampionëve të Spanjës, dukshëm i pakënaqur me deklaratën e sulmuesit luzitan./ h.ll/albeu.com
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për rastin e Erion Veliajt, i cili kërkoi operimin e tij pas thyerjes…
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve…
Mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 23 nëntor, duke filluar nga ora 11:00.…
Misioni KFOR-i udhëhequr nga NATO, Misioni i Sundimit të Ligjit i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës…
Komisioni për Ekonominë ka miratuar disa ndryshime në paketën fiskale 2027, duke zgjeruar listën e produkteve që do të përfitojnë…