Diego Simeone shkruan emrin e tij me gërma të arta në historinë e Atletico Madrid. Fitorja 2-1 me përmbysje ndaj Athletic Bilbaos ishte vërtetë speciale për teknikun argjentinas, kjo jo vetëm për faktin se falë këtij suksesi Los Colchoneros e thelluan në +6 avantazhin nga Barcelona ndjekëse në renditjen e La Ligas dhe në +8 nga Reali por edhe sepse falë këtij suksesi Simeone u bë trajneri që ka fituar më shumë ndeshje në historinë e Aletico Madrid.
“El Cholo” qëndron në stolin e Atleticos prej dhjetorit të vitit 2011 dhe ndaj skuadrës baske regjistroi fitoren numër 309 si trajner i “Colchoneros”, shifër që nuk e ka arritur asnjë trajner tjetër.
Simeone kaloi legjendën Luis Aragones i cili është ndarë nga jeta ndërkohë që numëronte 308 fitore si trajner i Atleticos. El Cholo pritet ta përmirësojë edhe më shumë rekordin e tij, ndërkohë që nuk ka munguar as urimi i klubit për këtë arritje fantastike. Përballë Bilbaos, Atletico Madrid mori tre pikë shumë të rëndësishme të cilat mund të konsiderohen jetike në luftën për titull, pasi në rast të një rezultati negativ distanca me Barcelonën do të ishte shkurtuar shumë. Simeone kërkon titullin e tij të dytë në krye të Los Colchoneros pas atij të arritur në 2014-ën pikërisht në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Barcelonës.
Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…
Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…
Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…
Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…