Categories: sport

Simeone lë pas rivalitetin e vjetër dhe vlerëson lart Mourinhon para derbit madrilen

Diego Simeone ka shprehur respekt të madh për Jose Mourinhon në prag të derbit të Madridit, i cili do të luhet nesër (e diel).

Të lidhura

None found

Edhe pse dikur ka qenë rival i trajnerit portugez, tekniku i Atletico Madridit nuk i kurseu fjalët e admirimit, duke nënvizuar vlerësimin e tij të lartë për Mourinhon.

“Duke menduar kaq shumë vite pas… Nuk mund ta gjej përgjigjen për pyetjen tuaj. Kam shumë admirim për Mourinhon. Ai e di se sa shumë e vlerësoj”, deklaroi Simeone, pasi u pyet se si kishte ndryshuar që prej rivalitetit të hershëm me “Special One”.

Trajneri argjentinas foli gjithashtu për motivimin përpara derbit. Sipas tij, kjo ndjenjë ndryshon te secili futbollist, ndërsa rivaliteti mes dy skuadrave është ringjallur fuqishëm gjatë viteve të fundit.

“Ndryshon nga lojtari në lojtar, por nuk mund ta gënjejmë veten… Ekziston një rivalitet që kemi arritur ta ringjallim në vitet e fundit. Siguria është e rëndësishme në këto ndeshje”, u shpreh ai.

Simeone u ndal edhe te lojtarët e rinj dhe presioni që shoqëron një përballje të këtij niveli. Ai sqaroi se nuk parapëlqen të japë shumë këshilla, por zgjedh t’ua përcjellë futbollistëve përvojat e veta.

“Unë nuk jam nga ata që jap këshilla. Megjithatë, i ndaj përvojat e mia. Presioni dhe emocionet e një ndeshjeje si ajo e nesërmja në Metropolitano, me tifozët tanë, janë normale. Mbi të gjitha, qëndroni të qetë”, tha Simeone.

Në përmbyllje, trajneri i Atletico Madridit vuri theksin te rëndësia e vetëbesimit. Ai u kërkoi lojtarëve të kenë bindje në punën e tyre, pavarësisht nëse përfundimi do të jetë pozitiv apo negativ.

“Ekziston një fjalë që quhet vetëbesim; nëse je i sigurt në atë që po bën, gjërat mund të shkojnë mirë ose keq, por kjo është rruga e duhur”, përfundoi Simeone.

të fundit

Haxhiu: Tri familje mësojnë fatin e të afërmve të zhdukur që nga viti 1999

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave të…

7 minutes ago

Zgjatet deri më 22 shtator 2026 afati i aplikimit për konvikte për studentët e vitit të parë

Asambleja Studentore Universitare në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” informon se, me kërkesë të studentëve të vitit të parë, ata…

8 minutes ago

Këlliçi criticizes Rama for 12 days without reacting to Ahmetaj wiretaps: Ron Yeffet interferes with ministries and tenders, investigation into Vlora Airport…

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar publikisht heshtjen 12-ditore të kryeministrit Edi Rama pas publikimit të audiopërgjimeve nga…

11 minutes ago

Tahiri shares photo with Rugova and Thaçi: We still need unity today

Ish-politikania Edita Tahiri ka publikuar një fotografi nga Konferenca e Rambujesë, ku shihet së bashku me ish-presidentin Ibrahim Rugova dhe…

13 minutes ago

SDSM: ZNAM betrayed the party and voters, it was created by Mickoski to weaken us

“Kanë kaluar dy vjet nga tradhtia e ZNAM-it. Fillimisht e tradhtuan partinë, ndërsa më pas edhe votuesit”, thuhet në reagimin…

13 minutes ago

Malisheva pret Ballkanin, publikohen formacionet zyrtare

Malisheva do të jetë nikoqire e Ballkanit në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar.Vendasit vijnë në…

14 minutes ago