sport

Simeone i prerë: CR7 tek Atletico? Harrojeni! As unë kurrë te Reali!

Emri i tij u lidh edhe verën e kaluar me Atletico Madrid, por vetëm fjalë dhe asgjë konkrete. Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United në janar. Më pas u trasferua në futbollin arab te sauditët e Al Nassr.

Futbolli europian i mungon. Golashënuesi më i mirë në histori dëshiron të rikthehet në La Liga, aty ku kaloi vitet më të bukura të karrierës me Real Madrid, duke fituar gjithçka në “Santiago Bernabeu”.

Në skenë ka dalë sërish Atletico Madrid, por Diego Simeone nuk beson te një mundësi e tillë. Edhe pse e vlerëson jashtëzakonisht shumë, tekniku argjentinas nuk beson tek afrimi i CR7 në skuadrën e tij.

Në një prononcim për Cadena Ser, Cholo Simeone deklaroi: “Cristiano Ronaldo, kurrë nuk do të jetë në gjendje të luajë për Atletico Madrid“, duke iu referuar lidhjes së veçantë që ka me tifozët e Realit.

Trajneri colchoneros, i cili ka fituar si futbollist dhe trajner me Atleticon, vazhdon: “E njëjta gjë edhe për mua. Nuk mund ta drejtoj kurrë Realin e Madridit“.

të fundit

Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, këto janë dy motrat që u ndanë nga jeta, njëra studionte për mjekësi

Dy vajzat e reja që shihni në foto janë 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku. Dy motrat Dhimaku…

10 minutes ago

Saranda nuk gjen qetësi, i jep fund jetës një vajzë 15-vjeçare/ Erdhi nga Tirana dhe ndodhej me pushime tek të afërmit

Gjendet e vetëvarur në banesë një e mitur 15-vjecare. Ngjarja ka ndodjur në fshatin Çukë të Sarandës. E mitura mesohet…

32 minutes ago

Pas Sarandës, tjetër aksident tragjik në aksin Lushnjë-Berat! Babë e bijë përplasen nga makina, dërgohen me urgjencë në spital

Pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy persona dhe u plagos një tjetër, një aksident i rëndë…

51 minutes ago

EMRAT/ Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, identifikohen dy viktimat

Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Delvinë, identifikohen dy viktimat (EMRAT) Ela dhe Rezi Dhimaku kanë mbetur viktimë e aksidentit. E plagosur…

1 hour ago

Aksident tragjik në Sarandë, dy viktima dhe një i plagosur

Aksident i rëndë në aksin Sarandë – Delvinë, dy të vdekur dhe një i plagosur. Aksidenti ka ndodhur në vendin…

2 hours ago

Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me një politikan të dobët

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, deklaroi se Perëndimi dëshiron të zëvendësojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me një politikan…

2 hours ago