sport

Silvinjo flet për “play-off”-in dhe Botërorin: Luftojmë për vendin e tifozët, asgjë e pamundur, fitorja në Serbi na motivon

Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e “Play Off”-it të Botërorit, me shpresën për të kaluar më tej dhe për të provuar edhe Kupën e Botës.

Kuqezinjtë do të kenë rrugëtim të vështirë, por jo të pamundur. Në një intervistë të dhënë për mediat braziliane, trajneri Silvinjo ka folur për sfidën e 26 marsit kundër Polonisë dhe për objektivin e kuqezinjve. Ai është besimplotë se Shqipëria mund të arrijë që të marrë një fitore të madhe dhe mund të kualifikohet në Botëror, duke marrë shembull fitoren e arritur në Serbi.

Të lidhura

None found

Kur mësove që Ançeloti do të drejtojë Brazilin, për herë të parë që një trajner i huaj drejton Brazilin në një Kupë Bote, çfarë mendove?

Unë mendoj se është një nga më të mirët, me një CV të lakmueshme. Ka kaluar nëpër klubet më të mëdha. E shoh që flet shumë mirë portugalisht. Natyrisht, nëse shkoj në Botëror me Shqipërinë sepse kemi një “playoff” përpara dhe kemi tre muaj që punojmë, nuk është e lehtë. Por nëse shkojmë, e njoh mirë: është një trajner shumë i mirë, me përvojë, me menaxhim shumë të mirë dhe shumë i qetë. Më pëlqen shumë ta shoh dhe intervistat e tij. Jam i kënaqur dhe shpresoj për një Botëror të mirë.

Fitorja në Serbi mund të jetë ndër më të rëndësishmet në histori, sepse ju afron me Botërorin, që është një nivel tjetër. A mendon se ajo fitore në Serbi ju jep shpresë për të mundur edhe Poloninë dhe kundërshtarët e tjerë?

Mund të bësh një përmbledhje të punës që keni bërë me kombëtaren?

Është një projekt trevjeçar. Pas eksperiencës me Brazilin si asistent, kuptova që duhet të jetoj dhe punoj brenda vendit. Jetojmë në Tiranë, me stafin ku përfshihet edhe Pablo Zabaleta. Kemi ndërtuar një ekip të organizuar, me lojtarë teknikë që duan futbollin dhe uajnë me pasion. Kemi rezultate të mira dhe një grup shumë të fortë.

Sa e vështirë është kjo rrugë drejt Botërorit?

Është e vështirë, por jo e pamundur. Do të luftojmë për gjithçka, për veten, për vendin dhe për tifozët. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Polonia është shumë e fortë, jo vetëm Levandovski, por edhe lojtarë të tjerë. Por ne do të provojmë.

Si e përjetuat fitoren në Serbi dhe si u prit në Shqipëri?

U përgatitëm shumë mirë, edhe duke kuptuar kontekstin jashtë futbollit. Donim që gjithçka të mbetej futboll. Pas fitores, pati një reagim shumë të madh. Lojtarët dhe stafi ishin shumë të lumtur. Ishte e vetmja mënyrë për të arritur në “playoff”. Edhe drejtuesit e federatës dhe figura të tjera na uruan. Ishte një fitore shumë e bukur.

A i di kundërshtarët nëse kualifikoheni në Botëror?

Nuk i njoh plotësisht, por e di që janë Holanda, Tunizia dhe Japonia.

Kjo do të thotë që ke shpresë reale për kualifikim, apo jo?

Po, sepse e kemi ndjekur shortin dhe e dimë çfarë na pret. Nuk është e lehtë, por nuk është e pamundur. Kemi respektin e kundërshtarëve dhe lojtarët tanë luajnë në liga të mira. Do të përpiqemi maksimalisht.

Nga ndeshjet e Euro-s, Shqipëria ishte ajo që i krijoi më shumë probleme Spanjës. Si e përjetove atë ndeshje?

Po, është e vërtetë. Ishte një ndeshje shumë e mirë, ashtu si edhe ajo kundër Kroacisë (2-2). Kundër Spanjës donim të qëndronim në lojë sa më gjatë dhe të provonim të fitonim. Por pasi pësuam gol, u vështirësua gjithçka. Megjithatë, ekipi nuk humbi kontrollin. Sepse nëse sulmon pa mend kundër një ekipi të tillë, mund të pësosh shumë gola shpejt.

A mendon se ajo ndeshje mund t’ju ndihmojë kundër Polonisë?

Po, patjetër. Ajo përvojë do të na shërbejë për ndeshjet e ardhshme.

Në “playoff”-e ndodhin shpesh surpriza. Pse jo Shqipëria në Botëror?

Shpresojmë! Do të japim maksimumin e do të luftojmë për këtë objektiv.

të fundit

Manaj: Verifikimi i nënshkrimeve në LDK po shkon drejt përfundimit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj ka dhënë detaje lidhur me procesin e verifikimit të nënshkrimeve të cilat janë…

4 minutes ago

Selami Jenishehri largohet nga siguria gjatë Kuvendit Kombëtar të protestës

Dita e parë e punimeve të Kuvendit Kombëtar të protestës u zhvillua sot mes disa momenteve tensioni dhe përplasjesh.Një nga…

7 minutes ago

Manchester United, klubi i vetëm evropian që mund të sigurojë Vinicius Jr këtë verë

Sipas raportimeve nga gazetari Romain Molina, Manchester United është i vetmi klub në Evropë që është financiarisht i aftë të…

12 minutes ago

Messi i përgjigjet shkurt krahasimit të karrierës së tij me videolojë: “E kam përfunduar lojën”

Duke folur me median përpara finales së Kupës së Botës FIFA 2026, Lionel Messi u pyet të reflektonte mbi udhëtimin…

30 minutes ago

Mickoski paralajmëron përgjegjësi për problemet me ujin e pijshëm në Gostivar

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka komentuar gjendjen aktuale në Gostivar ku një numër i madh qytetarësh ankohen për probleme…

32 minutes ago

Alliance for Albanians Accuses VLEN of Nepotism: It Did Not Fight It, but Benefited from It

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka akuzuar VLEN-in se ka shndërruar institucionet shtetërore në vende punësimi për familjarët dhe të afërmit…

41 minutes ago