Leif Dejvis është një nga lojtarët më të vlerësuar tek Ipsuiç dhe po ashtu të Championship. 26-vjeçari anglez luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa shënoi golin që i dha fitoren Ipsuiçit në ndeshjen e fundit me Derbin.
26-vjeçari u ndal gjatë tek Anis Mehmeti, që dha kontribut të rëndësishëm te dy golat e Ipsuiç për fitoren 2 me 1. Dejvis i thuri elozhe sulmuesit që nuk ftohet nga Kombëtarja shqiptare që në vitin 2026.
“Anisi, një blerje e jashtëzakonshme për ne. Duket i gjallë me topin dhe punon shumë për ekipin, shihet që është ambientuar shumë shpejt tashmë.
Ai punon shumë si me topin ashtu edhe pa topin, që është një pjesë e madhe e asaj që jemi ne si ekip. Do të ambientohet edhe më shpejt dhe shpresojmë që ta shënojë golin e tij të parë.
Në një nga seancat e tij të para ai Erdhi nga krahu, ia pasova topin dhe e lashë të bënte pjesën tjetër. Mendova: ‘Uou, kemi një lojtar në duar këtu’.
Ai është i jashtëzakonshëm me topin, mund ta shohësh sa i mprehtë është. Nuk është vetëm loja me top ajo ku është i mirë, gjëja më e mirë ku ai shkëlqen është loja pa top.
Sa fort punon pa top për ekipin, ai nuk del aty duke luajtur vetëm për veten, e di se çfarë duhet të bëjë në fushë për të gjithë.
Të gjithë kanë të njëjtin qëllim në fund të sezonit dhe aty duam të jemi. Ai e di këtë”, u shpreh Dejvis fillimisht. Më pas ky i fundit përmendi dhe një shok të përbashkët me Mehmetin.
Sam Morsi ishte një nga lojtarët që është pjesë e Bristol Sitit dhe i foli Mehmetit për Ipsuiçin. Kjo pasi Morsi më parë luante me Ipsuiçin, ndërsa Dejvis tregoi po ashtu vlerësim për kontributin e tij.
“Mehmeti foli me Samin kur ishte te Bristol. Ai e njeh klubin dhe po thoshte se është një zgjedhje pa menduar dy herë.
Të kesh edhe Samin që ta thotë këtë, sa shumë kujdeset për klubin dhe sa e respekton klubin. Është një lojtar që padyshim na mungon si lojtarëve ashtu edhe tifozëve, por na ka sjellë edhe një lojtar të mirë në duar, ndaj e vlerësojmë këtë”, u shpreh lojtari i Ipsuiç.
Më pas Dejvis vijoi me vlerësimin e tij për sulmuesin e harruar te Kombëtarja shqiptare.
“Ai mund të luajë në krahun e djathtë, mund të luajë si një numër 10, mund të luajë majtas. Ta kesh këtë në lojën tënde është një faktor shumë i madh për ty. Kudo që të vendosesh në fushë, ai dëshiron të luajë, është i etur për të luajtur”, u shpreh Dejvis po ashtu. /EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL
Këtë të mërkurë, ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit, ka nisur fjalën përmbyllëse në Gjykatën Speciale të Hagës. Avokati Luka Mishetiç,…
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të ndryshojë një vendim të mëparshëm të…
Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një…
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur zyrtarisht shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i…
Portali “tagesschau” i ARD nën titullin “Trazira gjatë protestave në Tiranë” shkruan, se në protestën e opozitës në Tiranë, ka…
Në një botë që ecën me shpejtësi drejt uniformitetit, ku identitetet shpesh treten në emër të globalizimit, Plisi i bardhë…