Enea Mihaj ishte një nga shtatë lojtarët që trajneri Silvinjo nuk aktivizoi në asnjë nga tre ndeshjet e EURO 2024 të Shqipërisë. Por nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, qendërmbrojtësi tregoi se ishte mirënjohës për mundësinë që iu dha të ishte pjesë e këtij aktiviteti.
“Mbrëmë përfundoi rrugëtimi ynë në Euro 2024, për fat të keq nuk arritëm të kalojmë në raundin tjetër që ishte synimi ynë, pavarësisht vështirësive që kishte grupi. Personalisht, ndihem mirënjohës që pata mundësinë ta jetoj këtë përvojë edhe nëse nuk arrita te kem minuta ne fushe.
Nuk po ju fsheh që tashmë po mendoj për ndeshjet e radhës dhe kjo më jep motivim. Më në fund dhe më e rëndësishmja, ne mund të mos kemi arritur aq larg sa kemi dashur, por ju, Tifozët tanë, jeni fituesit e këtij kompeticionit. Ju u dëgjuat në gjithë Gjermaninë, na mbështetët me pjesëmarrjen tuaj të paparë”, shkruante Mihaj në postimin e tij.
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se gjatë mesnatës së kaluar është grabitur saracineska e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24…
Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në 2026 në betejën…
Koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorjan Teliti ka reaguar lidhur me situatën ekonomike në vend, duke e cilësuar “rritjen…
Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku kritikoi modelin aktual ekonomik, duke e cilësuar atë si një “rritje në letër” që,…
Corriere della Sera i ka kushtuar një analizë fitores së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë,…
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin D. A., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit…