sport

Silvinjo: Dy ndeshjet e fundit të vështira, ja gjendja e Nedim Bajramit

Shqipëria ka dhe dy ndeshje të fundit, por për kombëtarën shqiptare janë si finale. Njëra mdeshje është përballë Moldavisë më 17 nëntor në transfertë dhe tri ditë më vonë me Ishujt Faroe në “Air Albania” për të shkuar në Europianin “Gjermani 2024”. Ditën e sotmë trajneri Silvinjo ka folur në konferencën për shtyp për këto dy përballje dhe gjithashtu për lojtarët e grumbulluar.

Pjesë e objektivit ishte të arrinim në nëntor me mundësinë e kualifikimit. Jemi këtu, e kemi një mundësi dhe ne me njerëzit, mbështetjen që na japin, jemi të lumtur deri këtu. Por objektivi është të shkojmë në Europian, objektivi është ai. Ne duhet të përqendrohemi në një objektiv që mund të jetë i rëndësishëm për të gjithë. Është një ëndërr që të gjithë e jetojnë, të gjithë prej rreth 10 muajsh. Na mungon një pjesë e rëndësishme, po përgatitemi për një ndeshje të vështirë, të dyja janë të rëndësishme. Ishujt Faroe janë më të vështira.

Të lidhura

None found

Çelësi i suksesit? Mendoj se vendimtare është se kur punohet në futboll, duhet të kenë të gjithë besim, e para janë lojtarët, që vijnë dhe e mendojnë. Ndeshja e parë ishte transferta aspak e lehtë në Varshavë dhe kuptuan idenë e asaj që mund të bënin. Por merita është e të gjithëve, veçanërisht e lojtarëve që kuptuan idenë, dhanë këtë futboll me zemër dhe shpirt. Se nuk është vetëm sport se ata përfaqësojnë njerëzit, e kanë kuptuar menjëherë dhe jemi këtu se e kanë kuptuar dhe kanë mbështetjen e njerëzve.

E ardhmja ime? Jetojmë të gjithë bashkë një moment shumë të bukur, por e kujtoj gjithmonë që mungon një pjesë e rëndësishme. Por në mendjen tonë është ndeshja dhe nuk ia dalim të mendojmë për gjë tjetër. Ne duhet të bëjmë çdo sforco të rëndësishme që të shkojmë në Europian, që është e mirë për Federatën, lojtarët, vendin. Mendja është vetëm aty, pastaj jeta e trajnerit nuk është e thjeshtë, por janë gjëra që ndodhin, janë më vonë. Mendoj se mund të bëj si trajner. Mendja është këtu, jemi të lumtur, kemi mbështetjen e federatës e vendit. Kjo nuk të lejon të mendosh gjë tjetër. Kam qenë këtu 4 javë radhazi në fillim, më ka mundësuar që të shkoj edhe të takoj lojtarë që nuk ishin të gatshëm. Për të kuptuar gjithçka, mendja është këtu.

Bajrami? Bajrami ishte në pankinë, nuk ka luajtur. Edhe herën e kaluar ka luajtur 23 minuta. Nedimi është në rregull, e kam dëgjuar, e monitorojmë, nuk ka probleme. Është e vështirë që kur është në pankinë, të bësh komente se ai ka trajner e staf. Por ai është mirë, i shëndetshëm dhe nesër do të bashkohet me ne./albeu.com

 

të fundit

84 ditë protesta nën sloganin “Revolucioni i Flamingove”, qytetarët rikthehen në sheshin “Skënderbej”: “Rama ik!”

Protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë sot në ditën e 84-t, ndërsa protestuesit janë mbledhur sërish në…

8 minutes ago

Lladrovci: Të nisë numërimi 24-orësh për formimin e institucioneve të Kosovës

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar nisjen e një numërimi mbrapsht 24-orësh për krijimin e institucioneve të Kosovës, duke…

11 minutes ago

Filipçe: Vineyard costs have risen sharply, while payment for grapes remains humiliating

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot ka vizituar vreshtarët e rajonit të Tikveshit. Gjendja me prodhimtarinë e rrushit sipas tij,…

15 minutes ago

Chaos in Dhërmi: Traffic Turns into a Nightmare for Holidaymakers

Vendi ndodhen në kulmin e sezonit turisktik, ndërsa trafiku mbetet një problematikë shqetësuese. Rruga e plazhit në Dhërmi po përballet…

16 minutes ago

Devil’s Island: The History of the Infamous Prison and the Truth Behind the “Butterfly” Legend

Më 22 gusht 1953 u mbyll përfundimisht një nga burgjet më famëkeq në historinë e botës, Ishulli i Djallit, kolonia…

16 minutes ago

Drone Attack on Ozon Center in Samara, More Than 500 Employees Evacuated

Dronët ukrainas goditën gjatë natës një qendër logjistike të kompanisë së tregtisë elektronike Ozon, në rajonin e Samarës në Rusi,…

17 minutes ago