sport

Si sot 13 vite më parë, Real Madrid shënon një moment unik në historinë e tyre

Nga Hergi Llupi

Korriku i vitit 2009 ishte një muaj dhe një vit shumë i rëndësishëm në historinë e Real Madrid.

Të lidhura

None found

Ishte muaji kur ata thyen rekordin botëror të transferimeve për një superyll, i cili do të bëhej një nga lojtarët më të mëdhenj të klubit ndonjëherë, Cristiano Ronaldo. Ditën që ishte nisur për t’u prezantuar në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u befasua. Po kalonte para stadiumit dhe sheh mijëra e mijëra tifozë duke tentuar të futen në tribunat e stadiumit. Ronaldo tha: “Mos ndoshta është ndryshuar orari dhe do të luhet ndonjë ndeshje?” Rreth 80 mijë tifozë brenda Santiago Bernabeu për të parë numrin 9-të të ri të klubit.

Ishte ëndrra e Cristiano Ronaldos të vishte fanellën e bardhë të famshme të Madridit, dhe më 20 korrik ai më në fund mori këtë mundësi, duke bërë debutimin e tij kundër skuadrës irlandeze Shamrock Rovers.

Ai luajti për rreth 45 minuta në debutimin e tij por nuk arriti të shënonte apo të linte shenjë. Menjëherë, mediat shpërthyen kundër tij duke e quajtur si një dështim, ndërsa disa media të tjera thjesht shkruanin se Ronaldo nuk ishte munduar fare në atë ndeshje miqësore.

Vitet kalonin dhe emri i CR7 u bë tmerri i çdo ekipi të mundshëm. Makineri golash, asistimesh, magjie dhe me një influencë të madhe në ekip. Topat e Artë filluan të shtohen, trofetë personal dhe me klubin spanjoll akoma dhe më shumë.

Cristiano Ronaldo luajti 438 ndeshje me fanellën e “Los Blancos”, ku shënoi 450 gola dhe asistoi 131 herë./ albeu.com

të fundit

Nikolloski: Ende mungon një zgjidhje përfundimtare për transportuesit tanë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

7 minutes ago

Stërnipi i Benito Mussolinit realizon golin e parë në Serie A, pikërisht në përvjetorin e Marshimit mbi Romë

Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…

11 minutes ago

Franca shqyrtoi kufizimin e rrjeteve sociale dhe ndërprerjen e internetit celular gjatë protestave

Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…

11 minutes ago

Fewer children were detained by police as the number of child victims rises in Macedonia

Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…

17 minutes ago

Pacolli announces that the Special Prosecution has closed its investigation into the grants case

Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…

17 minutes ago

Suspect in Arlinda Zekaj’s murder threatened police: “I won’t surrender; I’ll kill you too

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…

18 minutes ago