Juventusi po përgatitet për një riorganizim në mbrojtje në sezonin 2024/25 dhe strategjia e tyre e transferimeve varet gjithashtu nga fakti nëse Manchester United do të dërgojë një ofertë prej 70 milionë euro për Gleison Bremer.
Bardhezinjtë pritet të sjellin përforcime në mbrojtje gjatë verës pas nënshkrimit të Tiago Djalo nga Lille në afatin kalimtar të janarit.
None found
Alex Sandro do të largohet në fund të kontratës së tij në qershor, ndërsa bisedimet me Daniele Ruganin do të nisin pas disa javësh, pasi mbrojtësit italian i skadon edhe kontrata në fund të sezonit.
Tuttosport konfirmon se Juventusi është shumë i interesuar për qendërmbrojtësin e Bournemouth, Lloyd Kelly, i cili është në dispozicion si një lojtar i lirë.
Sipas këtij mediumi, gjigantët e Serisë A kanë synuar gjithashtu qendërmbrojtësin e Sporting Lisbon, Ousmane Diomande.
20-vjeçari vlerësohet në 40 milionë euro, por Juventusi shpreson të ulë çmimin e tij duke përfshirë Kaio Jorge në një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh plus para, duke qenë se Sporting po kërkon sulmuesin që aktualisht është i huazuar te Frosinone.
Tuttosport pretendon se strategjitë e transferimit të Juventusit varen edhe nga Manchester United duke qenë se Djajtë e Kuq janë të interesuar për mbrojtësin e tyre Bremer.
Bianconerët kanë vendosur një çmim prej 70 milionë eurosh për brazilianin, kështu që nëse Djajtë e Kuq përputhen me çmimin e kërkuar të Juventusit, skuadra e Serisë A do të nënshkruajë më shumë përforcime në mbrojtje verën e ardhshme. /Telegrafi/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…