sport

“Si një baba për mua”, Arteta zbulon raportin e veçantë që ka me Pochettinon

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka cilësuar Mauricio Pochettinon si një ‘figurë babai’ dhe ka zbuluar raportin e veçantë që ka me teknikun argjentinas.

Ky raport i mirë i tyre daton që nga vitet e para të Artetë si futbollist profesionist, kur atëherë iu bashkua Paris Saint-Germainit si adoleshent. Pochettino, atëherë një lojtar me përvojë tek PSG-ja, i ofroi udhëzime dhe mbështetje që i ndihmoi ata të krijojnë një lidhje të qëndrueshme që i kapërceu kufijtë e fushë së futbollit.

Duke reflektuar mbi raportin e tyre, Arteta kujtoi me dashuri mbështetjen e palëkundur të Pochettinos në ditët e tij të para në Paris. Kur u pyet nëse argjentinasi ishte një influencë e madhe në karrierën e tij, ai pati këtë përgjigje.

“Natyrisht. Një nga personat kryesor, do të thoja. Unë isha 17 ose 18-vjeçar në Paris, unë u transferova atje dhe ishte janari, pa eksperiencë në futbollin profesionist dhe ai nuk e pëlqen që e them këtë por, ai ishte si një baba për mua”.

“Ai më mori në kraharorin e tij dhe më dha këshilla të jashtëzakonshme. Ai me të vërtetë më ka ndihmuar mua, më ka inspiruar dhe unë kam mësuar shumë gjatë dy viteve që i kaluam së bashku, dhe nga aty, e mbajtëm atë raport”.

“Unë e dija se do të bëhem një trajner, e admiroj atë shumë për atë se çfarë ka bërë në karrierën e tij dhe ai gjithmonë është dikush që e përcjell sepse ai pati me të vërtetë një ndikim të madh për mua, në ndoshta fazën më të rëndësishme të karrierës sime profesionale”, ka thënë Pochettino.

Pochettino dhe Arteta do të përballen me njëri-tjetrin sot (e martë) në kuadër të derbit londinez që do të zhvillohet mes Arsenalit dhe Chelseat me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/

të fundit

SPAK cakton masën “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu, nisin hetimet intensive

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin Besart Logu, i dyshuar për veprën penale të “ushtrimit…

5 minutes ago

Skandali i domateve me pesticide të kthyera nga Kroacia/ Lëshohen urdhër-arreste për tre persona në Berat, mes tyre dhe dy inspektorë të AKU-së (EMRAT)

Pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore,…

37 minutes ago

Atmosferë e veçantë dhe incidente para ndeshjes Shqipëri-Letoni

Mbrëmjen e djeshme, atmosfera para ndeshjes Shqipëri-Letoni në stadiumin “Air Albania”, ishte e veçantë, me tifozë të etur për futboll…

41 minutes ago

Atentati me 2 viktima në Shkodër/ Pas dëshmisë së Erogen Brajoviç, hetuesit do marrin në pyetje kamerieren

Mëngjesin e 8 shtatorit, Shkodra u trondit nga një vrasje në zemër të qytetit, ku shtetasi Armando Pali u qëllua…

54 minutes ago

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatares së BE-së, në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e mëdha të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit, është rreth dy…

1 hour ago

Viktimat e pafajshme të atentateve kriminale/ Sa e sigurtë është Shqipëria?

“Armando ka qenë një njeri i qetë, nga një familje shumë e mirë, një djalë i edukuar dhe i qytetëruar,…

1 hour ago