sport

Si Neymar e ndihmoi Dani Alves të reduktonte dënimin

Dani Alves, ish-anësori brazilian dhe një nga futbollistët më të dekoruar në histori, u dënua me katër vjet e gjysmë burg për përdhunim.

Gjyqi i ish-futbollistit përfundoi më 7 shkurt të këtij viti dhe 15 ditë më vonë ai mësoi vendimin.

Të lidhura

None found

Prokuroria kërkoi nga nëntë deri në maksimum 12 vite burg. Avokatët e Alves e mbrojtën atë me faktin se ai ishte i dehur. Tani ata kanë të drejtë të bëjnë ankim, që do të thotë se çështja nuk është mbyllur ende dhe futbollisti mbetet në burg.

Lirimi me kusht u refuzua për shkak të frikës se ai do të ikte në Brazil, i cili nuk ekstradon shtetasit e tij të dënuar me burg në vende të tjera.

Pas vendimit, mediat braziliane njoftuan se një nga rolet kyçe në rrugën drejt uljes së dënimit për Alves e ka luajtur Neymar, ish-shoku i tij i skuadrës dhe miku i tij i madh. Neymar dhe familja e tij bënë gjithçka që mundën për të ndihmuar Alves.

Dënimi është ulur për shkak se është zbatuar rrethana lehtësuese e dëmit, duke qenë se viktimës i janë paguar 150.000 euro para gjykimit.

Ato para i ka dhënë familja e Neymarit dhe përveç kësaj ata kanë “huazuar” Alves Gustavo Xistan, një nga përfaqësuesit ligjorë më të vjetër të kompanive të babait të Neymar.

Alves pati një karrierë fantastike. Ai luajti për klubet braziliane Bahia dhe Sao Paulo, pastaj te Sevilla, Barcelona, ​​Juventus, PSG dhe Pumas.

Përveç 43 trofeve të lartpërmendura me klubet më të mëdha evropiane, ai dy herë fitoi Kupën e Amerikës me Brazilin, për të cilën luajti 126 ndeshje dhe shënoi tetë gola.

Pavarësisht një karriere të shkëlqyer në klubet më të mëdha dhe një sërë kontratash bujare, Alves u ankua për situatën e tij të vështirë financiare në gjyq. /Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

15 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

42 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

53 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

54 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

56 minutes ago