sport

Si mund të rreshtohet Juventusi pas afatit të shkëlqyer të transferimeve (FOTO LAJM)

Juventus nënshkroi me Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria në afatin kalimtar të janarit dhe ja se si mund të rreshtohen bardhezinjtë duke filluar nga fundjava e ardhshme.

Biankonerët do të presin Hellas Verona në Allianz Stadium të dielën në ndeshjen e tyre të parë pas pushimit.

Juventus solli shumë përforcime në janar, duke nënshkruar me lojtarë si Dusan Vlahovic në një marrëveshje të përhershme prej 80 milionë eurosh nga Fiorentina dhe Denis Zakaria për 4.5 milionë euro nga Borussia Monchengladbach.


Ata kanë siguruar edhe shërbimet e Federico Gattit nga Frosinone, por mbrojtësi 23-vjeçar do të qëndrojë i huazuar në klubin e Serisë B deri në fund të sezonit.

Vlahovic do të bëhet sulmuesi kryesor i Juventusit përpara Alvaro Moratas, i cili pritet të kthehet në Atletico Madrid në fund të sezonit.

Vlahovic mund të luajë si qendërsulmues ose afër një partneri sulmues. Allegri gjithashtu mund të zgjedhë Moratan, Moise Kean ose Paulo Dybalan në sulm, megjithëse sulmuesi argjentinas do të luajë kryesisht si mesfushor sulmues pas ish-yllit të Fiorentinës.

Tags: JUVENTUS

të fundit

Deklarata e fortë e gazetarit: Erion Veliaj më ka kërcënuar familjarisht përmes bandave kriminale

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin "Log" në News 24 se Erion Veliaj e ka kërcënuar familjarisht përmes bandave…

6 minutes ago

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,…

38 minutes ago

Dialogu Kosovë-Serbi/ Marta Kos: Po presim formimin e Qeverisë së re që të angazhohemi më shumë

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha se Brukseli po pret formimin e një qeverie të re në…

1 hour ago

Opozita heq dorë nga zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës? Edi Paloka jep përgjigjen e papritur

Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në emisionin "A Show" se Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet vijon me…

1 hour ago

Ragip Gila, vrasës me pagesë?/ Zbulohet roli i Barush Bregut në masakrën e 8 shtatorit, lidhjet me fisin Lici

Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me…

2 hours ago

Angela Martini, Fatmir Hysenbelliu dhe kauzat që vdesin para se të lindin në Shqipëri

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini tregoi ditët e fundit sesi një kompani shqiptare përdori imazhin e saj për…

2 hours ago