Categories: sport

Si Igli Tare bindi Milanin! Gjashtë gjuhë të huaja, operacione me kosto të ulëta…

Takimi i fundit i bërë në Londër me Xherri Kardinalen dhe Zlatan Ibrahimoviç ditën e premte ka qenë vendimtar për Igli Taren.

Prestigjozja “la Repubblica” sjell për lexuesit e saj prapaskenën sipas së cilës e ardhmja e Milanit do t’i besohet ish-lacialit, i cili vlerësohet edhe se është njohës i mirë i plot gjashtë gjuhëve të huaja.

Ndërkohë “La Gazzetta dello Sport” në numrin e sotëm i ka bërë edhe një profil të detajuar 51-vjeçarit. Sipas të përditshmes rozë Tare ka bindur drejtuesit për atë çfarë ka treguar në Romë.

Sipas gazetës sportive më të madhe në Itali profili i Tares konsiderohet si ideal për momentin që po kalon “Djalli” kuqezi. Shqiptari gjatë punës së tij me Lotiton ka treguar se di se si të menaxhojë marrëdhënie me “eprorë” kërkues duke mbajtur ekipin kompetitiv me pak shpenzime.

Ndërsa sipas “il Corriere della Sera” Igli Tare ka mundur të fitojë këtë vend të rëndësishëm pune edhe falë ndërhyrjes së super-menaxherit të Kristiano Ronaldos, Zhorzh Mendez. Kujtojmë se ky i fundit është në marrëdhënie mjaft të mira më drejtuesit e Milanit pasi në dimër u dërgoi në formë huazimi një lojtar si Zhoao Feliks. Nëse Tare do të zyrtarizohej atëherë Mendez do të “blindonte” qëndrimin në Milano edhe të një tjetër figure të dashur. Xhefri Monkada do të rinovonte kontratën, e cila i skadon në fund të sezonit, dhe do të merrej me sektorin e zbuluesve të talenteve.

të fundit

Horoskopi 5 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni…

1 hour ago

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës,…

1 hour ago

Tesla i jep Elon Musk aksione me vlerë 29 miliardë dollarë për ta mbajtur në drejtimin e kompanisë

Kompania Tesla ka vendosur t’i japë CEO-së së saj, Elon Musk, një pako aksionesh me vlerë 29 miliardë dollarë, me…

2 hours ago

Holanda vendi i parë që depoziton 500 milionë euro në mekanizmin e NATO-s për të financuar armët për Ukrainën

Holanda është vendi i parë që mbështet financiarisht mekanizmin PURL (Lista e Kërkesave të Prioriteteve të Ukrainës) të NATO-s për…

2 hours ago

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një i plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit të Vlorës, në zonën e Centrales. Një…

2 hours ago

EMRAT/ U gjet i vrarë me armë zjarri në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn e tij

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i…

3 hours ago