Trajneri i Barcelonës, Xavi, kritikoi standardet e dobëta të gjykimit në La Liga , pasi Real Madridit iu dhurua një fitore ndaj Almerias së fundmi.
Los Blancos përfituan nga vendimet e shumta të favorshme nga gjyqtari, veçanërisht me Vinicius Jr që në dukje shënonte me dorë dhe kjo ka sjell polemika të mëdha në Spanjë.
None found
Sipas gazetës katalunase Sport, vendimet e VAR-it kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në renditjen e La Ligas këtë sezon dhe gjërat do të dukeshin krejt ndryshe nëse do të kishte vendime të drejta.
Për shembull, pas ndeshjes së javës së 21-të, Barça duhet të kishte 47 pikë (në vend të 44 që ka për momentin) nëse nuk do të ishte dëmtuar nga gjykimi i dobët.
Në të njëjtën kohë, Real Madridi duhet të kishte gjithashtu 47 pikë, katër më pak se numri aktual, pasi fituan katër pikë për shkak të gjykimit të gabueshëm.
Girona do të kishte pasur gjithashtu 48 pikë nëse VAR nuk do të ishte gabonte këtë sezon dhe Barça do të ishte e dyta pas tyre, duke forcuar garën për titull.
Në vend të kësaj, vendimet e dobëta të VAR-it i kanë lënë Blaugranat në vendin e tretë, tetë pikë prapa liderëve të ligës dhe gjyqtarët këtë edicion në La Liga kanë marrë kritika të shumta. /Telegrafi/
Renditja tabelare në La Liga sipas SPORT nëse nuk do të kishte gabime nga VAR:
Girona – 48 pikë
Barcelona – 47 pikë
Real Madrid – 44 pikë
Athletic Bilbao – 40 pikë
Atletico Madrid – 39 pikë
Real Sociedad – 38 pikë
Valencia – 31 pikë
Las Palmas – 30 pikë
Real Betis – 29 pikë
Osasuna – 26 pikë
Getafe – 25 pikë
Alaves – 24 pikë
Rayo Vallecano – 22 pikë
Villarreal – 22 pikë
Real Mallorca – 19 pikë
Celta de Vigo – 18 pikë
Cadiz – 17 pikë
Sevilja – 16 pikë
Granada – 12 pikë
Almeria – 8 pikë
Dy persona i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të mërkurën lidhur me moszbatimin e aktgjykimit të saj për afatin e zgjedhjes…
Liverpooli raportohet se ka ringjallur interesimin për yllin e Real Madridit, Kylian Mbappe, mes raportimeve se sulmuesi francez mund të…
Michael Douglas ka zbuluar një detaj të panjohur nga fillimet e romancës me Catherine Zeta-Jones. Në librin e tij të…
Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht se Mikel Arteta ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë me klubin. Trajneri spanjoll ka vendosur të…
Mikel Arteta e ka cilësuar si një “privilegj” nënshkrimin e kontratës së re afatgjatë me Arsenalin, duke konfirmuar zyrtarisht vazhdimin…
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha u shpreh se seanca e së nesërmes është një çështje e…