sport

Shuma e majme që do ta fitojë United falë Sanchos që kaloi në finale të Championsit

Që kur u largua nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit pas përplasjes së tij me Erik Ten Hag, Jadon Sancho ka ndihmuar Borussia Dortmundin për të arritur finalen e parë të Ligës së Kampionëve që nga viti 2013.

Reprezentuesi anglez 24-vjeçar bëri një paraqitje fantastike teksa skuadra e tij eliminoi Paris Saint-Germainin nga Liga e Kampionëve, pasi mysafirët fituan 1-0 falë një goditjeje me kokë të veteranit me përvojë Mat Hummels.

Të lidhura

None found

Fitorja e tyre totale 2-0 ndaj PSG-së do të thotë që skuadra e Edin Terzic luan në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në njëmbëdhjetë vjet, ku ata do të përballen ose me Bayern Munich ose Real Madrid në Wembley.

Edhe pse shumë tifozë të Manchester United mund të kenë një shije të hidhur në gojën e tyre kur shohin një huazues të United që arrin në finale, kjo nuk është një humbje e plotë nga aspekti financiar.

Dortmundi i pagoi Unitedit pesë milionë euro për kthimin e Sanchos në Signal Iduna Park plus një marrëveshje për të paguar një pjesë të pagës së tij për transferimin e tij në mes të sezonit.

Djajtë e Kuq pritet të marrin dëmshpërblim edhe më tej pasi u zbulua se të dy klubet kanë një marrëveshje, ku skuadra gjermane do t’i paguante skuadrës së Mançesterit gjashtë milionë të tjera bazuar në përparimin dhe paraqitjet e Sancho në Ligën e Kampionëve.

Besohet se shumica e shtesave të përfshira në kontratën e huazimit janë përmbushur si rezultat i kalimit të Sanchos në finale, ku luajti një rol të rëndësishëm në arritjen e ekipit gjerman në finale. /Telegrafi/

të fundit

Shehaj në ditën e 161-të të protestës: Shqiptarët kërkojnë ndryshimin e klasës politike të korruptuar

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar nga protesta që ka hyrë në ditën e 161-të, duke theksuar se…

49 seconds ago

Molotov para Kryeministrisë pas zhvendosjes së protestës

LIVE- Protesta zhvendoset para Kryeministrisë, hidhet molotov [...]Read More...

12 minutes ago

Pas 18 muajsh në Anfield, Jeremie Frimpong mund të vijojë karrierën në Arabinë Saudite

Jeremie Frimpong mund të largohet nga Liverpooli vetëm 18 muaj pas transferimit të tij në Anfield, pasi raportohet se klubi…

17 minutes ago

Policia përdor ujë me presion ndaj protestuesve mes tensioneve para Ministrisë së Arsimit

Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...]Read More...

27 minutes ago

Pas disa orësh proteste te Ministria e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...]Read More...

28 minutes ago

Aleksandar Jovicic pas fitores ndaj Laçit: Marrëveshja me trajnerin Karoglan dhe ndeshja e kaluar kryesisht në mbrojtje

Mbrojtësi boshnjak, Aleksandar Jovicic, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Laçi – Partizani, të fituar 1 -…

30 minutes ago