sport

Shuhet nga jeta ish-ylli i UFC pas një konflikti në rrugë

Ylli i arteve marciale të përziera, Maiquel Falcao, vdiq në moshën 40-vjeçare pasi u godit disa herë me armë të ftohtë në stomak në qytetin e tij të lindjes, Pelotas në Brazil.

Pas incidentit, e cila ndodhi jashtë një lokali, Falcao u dërgua në spital, por më pas u shpall i pa shenja jete.

Gazeta ‘GZH Seguranca’ raportoi se Falcao u gjet rreth orës 03:45 me orën lokale të së dielës me dy prerje në bark përpara një lokali në Rua Major Francisco Nunes de Souza.

“Asnjë dëshmitar nuk është emëruar dhe ne ende nuk kemi një telefon celular,” i tha gazetës delegati i Stacionit të Policisë së Urgjencës (DPPA) të komunës, Felix Rafanhim.

“Pranë trupit u gjetën fragmente xhami, por besojmë se është therur me thikë”.
Boksieri brazilian shënoi 40 fitore në 60 ndeshje MMA. Falcao luftoi në UFC, ku mundi Gerald Harris në vitin 2010, dhe në Bellator MMA, ku njihej si ‘Big Ron’.

Më pas ai u lirua nga Bellator MMA pasi dyshohet se kishte sulmuar një grua dhe ishte përfshirë në një sherr në rrugë./ h.ll/albeu.com

të fundit

Ragip Gila, vrasës me pagesë?/ Zbulohet roli i Barush Bregut në masakrën e 8 shtatorit, lidhjet me fisin Lici

Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me…

8 minutes ago

Angela Martini, Fatmir Hysenbelliu dhe kauzat që vdesin para se të lindin në Shqipëri

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini tregoi ditët e fundit sesi një kompani shqiptare përdori imazhin e saj për…

41 minutes ago

Hamasi i përgjigjet Trumpit: Ne kurrë nuk kemi qenë pengesë për paqen

Hamasi hodhi poshtë sot akuzën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se grupi islamist palestinez po pengon përpjekjet për të…

1 hour ago

Supremja refuzon ankesën e LVV-së për parullën e Listës Serbe

Gjykata Supreme njoftoi se e ka refuzuar “si të pathemeltë” ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për…

1 hour ago

Zbardhet dëshmia e para pas masakrës së 8 shtatorit në Shkodër: Më vuri armën në kokë dhe më rrëmbeu makinën

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore gazetaren Klodiana Lala solli këtë të martë detaje të reja nga masakra e…

2 hours ago

VIDEO/ E rëndë në studion e “Përputhen”, Krisi dhe Arlindi ofendojnë Katerinën: P*tana amnezia

Një moment i pakëndshëm ka ndodhur gjatë takimit të Katerinës me tre djemtë konkurrentë të “Përputhen”. Kristi dhe Arlindi kanë…

2 hours ago