sport

Shtyu dhe goditi Leroy Sanen, trajneri kroat i Union Berlin njoftohet me dënimin nga Federata Gjermane e Futbollit

Nenad Bjelica ka lënë në hije të gjithë lojtarët në ndeshjen e Bundesligës mes Bayern Munich dhe Union Berlin që u mbyll 1-0, pasi në minutën e 74-të e ka shtyrë dhe e ka goditur në fytyrë ylli gjerman Leroy Sane dhe për këtë arsye është përjashtuar nga loja.

Edhe pse ka pasur reagime për incidentin, me tashmë ish-gjyqtari profesionist Manuel Grafe që folur, duke thënë që Nenad Bjelica mund të marrë një pezullim prej të paktën tri deri në gjashtë ndeshje pas një konfrontimi fizik me Leroy Sane, gjë që doli e vërtetë.

Trajneri kroat është dënuar nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB) me tri ndeshje dhe 25 mijë euro gjobë.

Sipas rregullores së Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), në rastet kur ka goditje, shtytje, pështymje ose kafshim, dënimi i parashikuar është nga gjashtë javë deri në gjashtë muaj pezullim.

Por trajneri ka përfituar nga rregulli, ku shkruhet se dënimi mund të reduktohet në tre ndeshje nëse sulmit fizik i ka paraprirë provokimi ose ofendimi.

Afrimi i Leroy Sane në hapësirën e trajnerit, është cilësuar si provokim nga DFB dhe kjo ka bërë që Bjelica të marr dënim të ulur.

Mediat gjermane i kanë bërë thirrje Union Berlin që ta largojnë menjëherë trajneri kroat. /Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 26 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do linde asnjë mosmarrëveshje ndërmjet jush…

7 hours ago

Tragjedia në Iran/ Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifrën prej 30.000

Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon të jetë në fuqi, ndërkohë që numri i raportuar i viktimave nga protestat…

7 hours ago

Plas sherri në BBVK, Limi i “hakërrehet” Albës dhe i hedh bluzën në fytyrë

Situata është paraqitur e tensionuar në Big Brother Vip Kosova, ku një debat verbal edhe fizik ka ndodhur mes Lim…

8 hours ago

Rama në Izrael: Nova Site, një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael me rastin e pjesëmarrjes së tij në konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në…

8 hours ago

‘Je puthur në buzë me Edi Ramën?’/ Ilir Vrenozi kap në befasi Mimoza Ahmetin, ja si përgjigjet poetja

Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, poetja Mimoza Ahmeti komentoi puthjen mes Brikenës dhe Mateos, e pretenduar nga…

9 hours ago

Pajtohen Limi dhe Alba, shkëmbejnë puthje dhe përqafime

Dyshja e shumëpërfolur, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin. Ka qenë banori që i…

9 hours ago