sport

Shtohet numri i skuadrave që e duan Kumbullën, largimi i tij nga Roma është çështje ditësh

Marash Kumbulla do të largohet nga Roma, por ende nuk dihet se në cilën skuadër do ta vazhdoj karrierën.

Ajo që është e sigurt se mbrojtësi shqiptar nuk do të largohet nga Italia dhe do të vazhdoj qëndrimin në elitën e futbollit italian Serie A.

Qendërmbrojtësi shqiptar nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion pasi është jashtë fushave që rreth 10 muaj shkaku i lëndimit, por kanë mbetur edhe disa ditë deri te rikthimi i tij në fushë.

Gjithsesi ai nuk do të mbetet te Roma dhe shumë skuadra elitare italiane janë vënë pas tij.

Genoa, Torino, Hellas Verona dhe Empoli kanë shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit shqiptar.

Por gjatë ditës së sotme mediat italiane kanë raportuar se edhe Claudio Ranieri po e kërkon shqiptarin te Cagliari.

Drejtuesit e Cagliarit kanë kontaktuar Romën ku kanë kërkuar huazimin e Kumbullës me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Roma është e hapur për huazimin e tij dhe synon që t’i vendos çmimin e drejtës së blerjes prej 12 milionë euro, derisa tani i mbetet Kumbullës të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën. /Telegrafi/

të fundit

Surprizë emocionuese për Brikenën, banorja ‘shpërthen’ në lot pas takimit me nënën e saj/ Mateo: Të kërkoj falje…

Brikena ka marrë një surprizuese këtë të shtunë. Pas një rrëfimi emocional në living, banorja doli jashtë në oborr, aty…

28 minutes ago

“Daja i saj më ka prerë rrugën”/ Brikena dëgjon deklaratën e Mateos, ‘shpërthen’ banorja: Familjen time nuk e prek askush

Brikena dhe Mateo kanë kaluar momente të këndshme së bashku gjatë këtyre ditëve, me banorin që e shpëtoi të parën…

1 hour ago

VIDEO/ “Jam deputet, kush je ti që s’më lejon mua”, përplasja e Gazment Bardhit me policinë në ambientet e komisariatit numër 1

Përplasje të ashpra kanë ndodhur në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë. Pas arrestimit të 20 protestuesve qytetarë dhe…

2 hours ago

“Të ishe ti motra ime, unë s’të pranoja në shtëpi”/ Hyrja e Rogertit në BBV 5, përplasje të agravuara me banorët: Ti je pro incestit

Hyrja e Rogertit në shtëpi ka trazuar shtëpinë e Big Brother VIP, duke krijuar debate dhe përplasje të ashpra me…

2 hours ago

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet 48-vjeçari, i lënduari dërgohet në spital

Plagosje me thikë në Vlorë. Sot rreth orës 20:30, në lagjen Pavarsia Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta…

3 hours ago

Rikthen reshjet intensive në Shkodër, IGJEUM: Rrezik përmbytjesh nga e diela!

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron disa qarqe të vendit, të cilat do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Shkodra…

3 hours ago