sport

Shtohet misteri për biletat e Shqipëri-Çeki, si “avulluan” në pak orë, FSHF: Mbaruan, shihemi ndeshjen tjetër!

Federata Shqiptare e Futbollit ka shtuar edhe më tej dyshimet në lidhje me “avullimin” brenda pak orësh të biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Fill pasi u blenë masivisht në portal, biletat u hodhën për rishitje në TikTok me çmime disa herë më të shtrenjta nga persona që kishin në gjendje një numër të madh biletash. Në reagimin e saj, FSHF nuk dha shpjegime për këtë duke theksuar se “shihemi në ndeshjet e tjera”.

Mijëra qytetarë tentuan të blenin bileta “online” por e patën të pamundur pasi faqja nuk punonte. Ajo që ndodhi më pas ishte se për çështje orësh apo ndoshta edhe minutash, faqja u rikthye në punë, por biletat ishin shitur të gjitha.

Reagimi i FSHF:

Takimi i radhës i ekipit tonë Kombëtar, Shqipëri-Republika Çeke, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” më datë 12 tetor, në orën 20.45 është padiskutim një ndeshje me interes shumë të lartë nga publiku shqiptar që jeton brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Këtë sezon kualifikues për shitjen e biletave, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur në dispozicion të publikut portalin ebileta.al. Kjo me të vetmin qëllim që sportëdashësit që duan të ndjekin ndeshjet e ekipit Kombëtar në shtëpi apo në transfertë, ta kenë sa më të lehtë e komode rezervimin dhe blerjen e tyre.

Për këtë ndeshje kemi vepruar dhe ndjekur të njëjtat procedura dhe rregulla si në ndeshjet me Moldavinë dhe Poloninë ku secili aplikant mund të blejë jo më shumë se 4 bileta. FSHF ka njoftuar fillimin e procesit ditën e premte, datë 15 shtator. Por për arsye të mbingarkesës e rradhës së madhe të aplikantëve sistemi ka pasur disa herë rënie, të cilat janë stabilizuar dhe shitja ka filluar në orën 21.15 siç është njoftuar në kanalet tona zyrtare të komunikimit.

Në portalin e biletarisë dhe në faqen zyrtare të Federatës kanë qënë mbi 300 mijë persona ne pritje në orët para dhe gjatë shitjes së biletave.

Biletat e nxjerra në shitje në një kohë rekord janë mbaruar. Në të njëjtën kohë dëshirojmë të saktësojmë se biletat e kërkuara nga tifozeritë e organizuara që mbështesin ekipin kombëtar në ndeshjet brenda dhe jashtë vendit janë të reservuara dhe i shpërndahen tifogrupeve të cilët bëjnë shpërndarjet për anëtarët e tyre.

Rastet e individëve që kanë bërë pagesa dhe nuk kanë arritur të marrin biletën nga portali biletarisë janë zgjidhur të gjitha me sistemin bankar që ka kthyer mbrapsh të gjithë pagesat e kryera.

Falenderojmë të gjithë tifozët për interesimin dhe kërkojmë e dëshirojmë të mirëkuptohemi nga ta për mosplotësimin e të gjithë kërkesave të tyre. Çdo stadium i ndërtuar do të ishte i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesat për këtë ndeshje.

Federata Shqiptare e Futbollit uron që të kemi rezultat pozitiv në këtë ndeshje të rëndësishme të ekipit kombëtar në rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian dhe të gjithë sëbashku të festojmë sukseset e djemve kuqezi.

të fundit

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

Këtë të hënë, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kreu demokrat, Sali Berisha, u paraqit në SPAK, për të zbatuar masën…

22 minutes ago

E rëndë në Shkodër/ 16-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se…

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në spitalin e Shkodrës. Burime zyrtare nga policia, bënë me…

1 hour ago

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit

Ditën e sotme, Gjykata e Durrësit, ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit,…

1 hour ago

Fshatrat më të shtrenjtë/ Sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë

Për herë të parë në Shqipëri, qeveria do të aplikojë çmime fiskale reference për shitblerjen e apartamenteve dhe ndërtesave në…

2 hours ago

Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat anësore, tre të rinj nisen me urgjencë në spital

Gjatë natës, tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Gjorm. Sipas…

2 hours ago

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, dërgohet me urgjencë në QSUT

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale. Ai është dërguar me urgjencë…

2 hours ago