Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, nuk po kalon një sezon të lumtur pasi eksperienca e tij në Turqi me Beshiktashin nuk po merr rrjedhën që parashikonte.
Ai ka përfunduar në stol edhe te klubi turk dhe mundësia e qëndrimit në Stamboll pas verës po bëhet gjithnjë e më e vogël.
None found
Çdo ditë në media ka diskutime rreth të ardhmes së tij dhe në ditët e kaluara u bë e ditur se Beshiktashi mund të blinte kartonin e tij, por vetëm me një shumë që ishte sa gjysma e 11 milionë eurove të dakordësuar fillimisht me Interin që ka në pronësi lojtarin. Sot, janë publikuar lajme se situata ka ndryshuar plotësisht.
Sipas “Fanatik”, Beshiktashi do të përqendrohet këtë verë që të bëjë të mundur kthimin e portugezit Gedson Fernandes në radhët e tij.
Mesfushori i transferuar te Spartak Moska për 20,7 milionë euro në fillim të sezonit, duket se nuk është ambientuar me Rusi dhe kërkon kthimin përsëri në Turqi.
Bëhet e ditur se gjatë pauzës së kombëtareve, ai ka qenë në Turqi dhe ka takuar stafin teknik të Beshiktashit si dhe drejtuesit për të gjetur mundësinë e kthimit.
Ndaj Beshiktashi do të përqendrojë të gjithë paratë që ka në dispozicion për të siguruar një kthim të Gedson Fernandes për ta rreshtuar në mesfushë. S
i rrjedhojë, edhe mundësia për investime të tjera si për afrimin e Asllanit, nuk pritet të jetë e realizueshme, me mesfushorin shqiptar që duhet të nisë të mendojë për një destinacion të ri në karrierë.
Çështja e himnit shqiptar në Pustec u rikthye në vëmendje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të kryeministrit të Shqipërisë,…
Negociatat për klimën në Antalia të Turqisë kanë hyrë në një ngërç të paprecedentë, duke rrezikuar seriozisht arritjen e një…
Përfitimet e “One Stop” tashmë janë të dukshme, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në faqen e tij…
Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë mbledhur më pak mjaltë. Antonio Antov thotë se…
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën me energjinë elektrike në vend. Në një postim…
Kanceri i qafës së mitrës po prek edhe moshat gjithnjë e më të reja. Në Maqedoni, pacientja më e re…