sport

SHRF Korçë kryen votimet, sërish akuza për ndërhyrje të politikës

Votimet në shoqata rajonale të FSHF kanë vazhduar dhe sot e kishte radhën Korçë. SHRF Korçë ka zgjedhur delegatët e saj për Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, që mbahet më 2 mars.

FSHF në njoftimin e bërë raporton edhe probleme: “Në këto punime morën pjesë delegatët e 5 anëtarëve të kësaj shoqate, nga 8 që janë në total. Këto 5 anëtarë u përfaqësuan në këtë mbledhje nga 7 delegatë.

SHRF Korçë konstatoi me shqetësim se për zhvillimin e këtyre punimeve, përfaqësuesi i njërit prej dy delegatëve të KF Pogradeci nuk u lejua nga kryetari i Bashkisë Pogradec të merrte pjesë në këtë Asamble”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Veç të tjerash raportohet se SHRF Korçe ka propozuar Armand Dukën si kandidat për president në FSHF, ndërsa Arben Dervishajn si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv.

Në fund të mbledhjes u votua kryetar i SHRF Korçë Ilirjan Përmeti, i cili do të jetë delegat së bashku me Roland Shkëlqimin dhe do të kenë të drejtë vote me 2 mars në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. /h.ll/albeu.com

të fundit

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, nis operimin me tren elektrik në 2027-ën

Linja hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas, e cila do të operojë me tren elektrik dhe shpejtësi deri në 120 km/h, pritet të nisë…

21 minutes ago

Zbulohen mbi 8 mijë bimë narkotike në Shkodër, nisin hetimet për 5 kryetarë fshatrash

Në kuadër të operacionit policor “Koordinata”, policia e Shkodrës, ka zbuluar dhe asgjësuar  8028 bimë të dyshuara si cannabis sativa,…

33 minutes ago

Spitali i Vlorës ishte i tmerrshëm/ Babai i pësoi infarkt, Jori Delli zbulon fatkeqësinë tjetër në familje

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Jori Delli, ka ndarë publikisht një nga momentet më të rënda të jetës…

43 minutes ago

Indeksimi i pensioneve/ Eksperti Kujtim Hoxha: Ja me sa para pritet të rritet pagesa që do të marrin të moshuarit

Indeksimi i pensioneve, një proces i detyrueshëm ligjor që ndodh çdo vit për të kompensuar ndikimin e inflacionit te pensionistët,…

50 minutes ago

Interi makineri golash në 2025-ën, asnjë skuadër nuk ka shënuar më shumë në Serinë A

Me 45 gola të realizuar, Interi është skuadra më produktive në Serie A gjatë vitit 2025. Formacioni zikaltër ka treguar…

56 minutes ago

Aksident i trefishtë në Fier, një person përfundon në spital

Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor është regjistruar në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete: një “Audi”,…

1 hour ago