Boksieri shqiptar, Nelson Hysa, ka bërë të ditur se do të ndeshet me një nga boksierët më të mirë të historisë, Danny Williams, britaniku i cili hodhi me KO Mike Tyson në raundin e katërt.
Në një intervistë për “Sport Magazine”, Hysa tha se nuk është në boks për të fituar tituj lagjesh. Ai gjithashtu theksoi se ndeshja do të luhet më 13 nëntor, në Durrës.
None found
“Në këto kohë që po flasim jam në stërvitje. Kjo periudhë është ndër më të ngjeshurat e mia. Më datë 13 nëntor do të kem një ndeshje të rëndësishme në Durrës, një ndeshje me një nivel boksieri që nuk ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri.
Boksieri që unë do të ndeshem është Danny Williams. Unë kam nderin të boksoj me atë boksier. Danny Williams është boksieri që ka qenë numri 2 në botë, që ka nxjerrë në pension Mike Tyson. Ka qenë 3 herë kampion Anglie. Ka qenë 5 herë në radhë për tu bërë kampion bote. Ka 53 fitore, është boksieri më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri.
Shikoj ëndrra, por ka pak kohë që i shikoj me sy hapur. Kam një ëndërr për të cilën dhe kur flas emocionohem. Unë besoj te vetja, te fuqitë e mia dhe me çfarë po shoh në boksin profesionist, kam një ëndërr që një ditë të ndeshem për një titull të madh, jo tituj lagjesh. Kam një shpresë në rrugën që po ndejk me stërvitjen dhe njerëzit që kam afër, kam ëndërr që një ditë të boksoj dhe të dueloj për një titull serioz kampion bote”, u shpreh Nelson Hysa./ h.ll/albeu.com
Mirela Kumbaro është e vemtja ministre, e cila i ka mbijetuar çdo ndryshimi kabineti qeveritar të Edi Ramës gjatë katër…
Kategoria e DytëPërmes njoftimit zyrtar, klubi i Butrintit të Sarandës ka ndarë masën e kërkuar të mirëkuptimit nga tifozët, pasi…
Kryeministri Hristijan Mickoski, në akademinë ceremoniale me rastin e 23 tetorit - Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, paralajmëroi se paqëndrueshmëria…
Zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim bilateral me Komisioneren Evropiane për Zgjerim,…
Drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 25 nëntor. Samiti do të theksojë…
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, iu drejtua konferencës ndërkombëtare “Roli i gjykatave kushtetuese në mbrojtjen e demokracisë dhe funksionimit…