Java që lamë pas ka qenë një javë pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare, e jo vetëm. legjionarët shqiptarë kanë arritur të lënë gjurmë në kampionat me skuadrat e tyre.
Portali i njohur “Sofa Score” sjell 5 legjionarët më të vlerësuar të kësaj jave, aty ku bie në sy vlerësimi rekord për sulmuesin e Kombëtares, Taulant Seferi.
26-vjeçari nga Kumanova shënoi dhe asistoi në fitoren 4-2 që skuadra e tij mori në kampionatin e Emirateve Arabe, teksa është vlerësuar me notën 9. Keidi Bare është vlerësuar me notën 7.7 pas asistit në La Liga 2, aty ku fitoi ekipi i tij me rezultatin 0-1. Ndërkohë, të njëjtat nota si Bare kanë edhe Bitri e Mucolli, ku të dy gjetën rrugën e rrjetës ndërkohë që me 7.6 u vlerësua Uerdi Mara.
Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij…
Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese nga dita e nesërme për shkak të përkeqësimit…
87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo…
Demokrati Zohran Mamdani, i cili u betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, premtoi se do t'i jepte shembull…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është parë së fundmi në stadiumin Emirates, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes…
Katër ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se…