Pas Serie A, Turqia po kthehet në oazin e preferuar për futbollistët kuqezi, me këta të fundit që po krijojnë një koloni të vërtetë. Pas Cikaleshit, Rey Manaj, Roshi, Dejvi Bregut, Muçit e shumë të tjerë, në Turqi, në orët e fundit të merkatos zbarkoi edhe Arbnor Muja.
Në mënyrë surprizë sulmuesi shqiptar u largua nga Belgjika, nga Royal Antwrp për t’u transferuar te Samsunspor. Klubi turk me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi transferimin e Mujas:
“Mirësevjen Arbnor Muja! Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili së fundmi ishte pjesë e Royal Antwerp FC, Arbnor Muja ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Samsunspor” – bëri me dije klubi turk. Kjo lëvizje vjen pas një periudhë jo shumë pozitive të Mujas në Belgjikë ku humbi jo pak nga statusi i tij titullar.
Muja shpreson që me këtë transferim në Turqi të këtë më shumë minuta për të qenë në kushte perfekte për “Euro 2024”.
Përmbytjet prekën disa qarqe të Shqipërisë në jabën e dytë të Janarit, duke shkaktuar bllokime rrugësh, dëme materiale dhe ndërprerje…
Babai dhe vëllai i Jurgen Karajt, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e prroit të fshatit Dares, i…
Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet me 82.6 lekë dhe do shitet me…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e shtunë do të ketë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur…