Pritej një reagim nga kombëtarja pas humbjes 1-0 përballë Izraelit, por Shqipëria zhgënjen edhe në miqësoren ndaj Luksemburgut, të cilën e humbet me rezultatin 1-0. Në një atmosferë të vakët në “Air Albania”, ku binte në sy mungesa e tifozëve, djemtë kuqezi nuk arrijnë që të evitojnë humbjen e dytë radhazi në “epokën Maran”.
Tekniku nisi ndeshjen me disa ndryshime në formacion krahasuar me sfidën ndaj Izraelit, duke hedhur në fushë që nga minuta e parë Pllanën, Bajramin dhe Uzunin.
None found
Shqipëria nis mirë ndeshjen dhe i afrohet golit me Laçin. Por rrugën e rrjetës e gjejnë miqtë me Sinanin në minutën e 8-të. SHIKONI GOLIN! Kuqezinjtë mundohen të reagojnë, por nuk arrijnë që të rrezikojnë portën kundërshtare. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të Luksemburgut.
Në pjesën e dytë Maran hedh në fushë Shehun, Ajetin, Shpendin dhe Seferin, por pavarësisht përpjekjeve, goli i barazimit nuk vjen.
Tenton Asllani nga distanca, por pa gjetur kuadratin. Ndërsa Seferi nuk arrin që të mposhtë portierin mik.
Mbyllet me fitoren 1-0 të Luksemburgut miqësorja në “Air Albania”. Brenda pak ditësh kombëtarja pëson humbjen e dytë dhe tekniku Maran duhet të presë edhe pak kohë, që të provojë shijen e fitores në krye të kombëtares shqiptare.
Formacionet zyrtare
Shqipëria: Alen Sherri, Elseid Hysaj, Ilir Pllana, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni.
Trajner: Rolando Maran.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…