sport

“Shqipëria, vendimtare”, mediat kroate vlerësojnë Kuqezijntë e Sylvinhos

Në grup cilësohemi më të dobëtit, por nuk është se na nënvleftësojnë. Kombëtarja shqiptare pritet të jetë rival i fortë i kundërshtarëve me shumë emër, dhe njëri prej tyre është Kroacia, ku në dy Botëroret e fundit ka arritur të sigurojë dy herë podium, si vend i dytë, në atë të Rusis dhe vendin e tretë, në atë të Katarit, që sapo lamë pas.

E përditshmja e shquar e Zagrebit, “Vecernji List”, i kushton një artikull të veçantë “skanerit” të “Kuqezinjve”, duke veçuar lojtarët dhe mënyrën e lojës.

E njohur si “gazeta e mbrëmjes”, ajo thekson se Shqipëria arriti atë që askush nuk e priste në eliminatoret e Evropianit, ndërsa ndeshjen ndaj saj, e cilëson si “kyç”.

Pak a shumë, siç mendon edhe trajneri i “Të Zjarrtëve”, Zlatko Daliç. “Veçernji List” thekson se disa nga lojtarët shqiptarë kanë qenë në Kroaci, si Cikalleshi, Uzuni, Daku dhe Ardian Ismajli. Pasi mburr portierët Berisha e Strakosha, media kroate komenton se mbrojtja kuqezi ka një “vulë” italiane.

Veçohet kapiteni Berat Gjimshiti, por edhe Hysaj e Ismajli në mbrojtje. Në mesfushë, më të fortët, sipas “Veçernjit” janë Asllani, Bajrami, Ramadani, por edhe Bare. Padyshim, një emër që bie në sy edhe për kroatët është Armando Broja, që jepet shumë i rrezikshëm nëse nuk pengohet nga dëmtimet.

Gjithsesi, “Veçernji List” e veçon njërin nga yjet “Kuqezinj”. Kristjan Asllani është njeriu nga i cili Kroacia duhet të ruhet, shkruan gazeta 67-vjeçare.

Shqipëria do të luajë me rivalin ballkanas në 19 qershor, në ndeshjen e dytë në grup në Euro 2024 në Gjermani.

të fundit

Prokuroria e Tiranës i sekuestron llogari bankare, makina luksoze të dënuarit me 5 emra, përdorte dhe nënën pensioniste për të fshehur pasuritë

Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të një shtetasi të dënuar për…

9 minutes ago

Kujdes kujt ia ‘besoni’ zemrën! Këto janë 4 shenjat më tradhtare të horoskopit

A është e shkruar në yje besnikëria… apo mungesa e saj? Sipas astrologëve, disa shenja të zodiakut priren më shumë…

13 minutes ago

Refuzim i menjëhershëm! Melania Trump ‘qesh’ me ofertën e Vanity Fair

Stafi i Vanity Fair mund të jetë i qetë, Melania Trump nuk është aspak e interesuar te dalë ne kopertinë!…

17 minutes ago

Pas dështimit me inceneratorët, Rama krijon institucionin e ri për menaxhimin e mbetjeve: Bashkitë do jenë kliente

Pas dështimit me inceneratorët, këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar një iniciativë të re për menaxhimin e integruar…

24 minutes ago

Hakmarrje për shkak të videos? Pas shpërthimit me tritol në banesën e Jozit, vjen reagimi i Stresit

Reperi i njohur Stresi ka bërë një postim të dyshimtë në Instagram, i cili po interpretohet si një mesazh me…

37 minutes ago

U arrestua mbrëmë në Durrës/ Kush anëtari i grupit të “Rrumit të Shijakut” (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme, uniformat blu ne Durrës, zhvilluan një aksion të koordinuar, ku në pranga ranë dy persona, Erald Mustafa…

50 minutes ago