Shqipëria e U-21 e nis mbarë fushatën eleminatore të Evropianit 2023 që do të mbahet në Rumani dhe Gjeorgji. Kuqezinjtë e vegjël fituan 3-0 ndaj Andorrës në transfertë, duke dominuar në çdo aspekt kundërshtarin. Në minutën e 16-të Shqipëria drejtuar nga Alban Bushi kaloi në avantazh me Armando Brojën.
Vetëm pak para përfundimit të pjesës së parë,Dobra fitoi një penallti të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Mehmeti.
Me 2 gola në epërsi, ekipi i Shpresave luajti qetë në pjesën e dytë ku e kërkoi ende golin dhe në 62’ falë një rrëmuje në zone dhe presionit të lojtarëve tanë, Alvarez shënoi një autogol që vulosi ndeshjen.
Me këtë sukses, Shqipëria merr 3 pikët e para në ndeshjen e parë të Grupit 7 eliminator ndërsa 4 ditë më vonë do të jetë dhe përballja e dytë, një derbi i vërtetë me Kosovën U21 në Prishtinë.
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat e licencimit për prodhim të energjisë elektrike të kompanisë “Infotelecom-Albsolar 4” shpk, për…
Takimi midis Vladimir Putin dhe Donald Trump në Alaska do të fillojë në orën 21:30, sipas orës lokale të Tiranës,…
Tre persona humbën jetën në një aksident që ndodhi rreth orës 18:00 të ditës së djeshme në Itali, në ish-Rrugën…
Zjarret e forta të nxitura nga vala e të nxehtit, të cilat kanë vrarë tre persona në Spanjë gjatë ditëve…
Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë. Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret dhe pyjet…
Vala e zgjatur e të nxehtit nordik në korrik u përkeqësua shumë nga kriza klimatike dhe tregon se “asnjë vend nuk është…