Më 9 tetor, Kombëtarja shqiptare e vajzave do të përballet për herë të parë me Uellsin, në ndeshjen e parë të Play-off-it të Botërorit. Kuqezinjtë po stërviten në Shkodër, të përqendruara te kjo sfidë historike dhe te mundësia për të marrë një rezultat pozitiv përpara takimit të kthimit.
None found
Para ndeshjes, Klea Hamonikaj dhe Arbiona Bajraktari folën për fshf.org. Ato komentuan përgatitjen e skuadrës, unitetin e saj dhe rëndësinë e mbështetjes së tifozëve.
Hamonikaj tha se futbollistet e kuptojnë peshën e këtij momenti dhe se skuadra është e bashkuar. “Do të luajmë dy ndeshje shumë të vështira dhe të rëndësishme. Të gjitha vajzat e dinë se kjo është një sfidë historike, pasi do të luajmë për herë të parë. Kemi besim se gjithçka do të shkojë mirë.
Grupi ynë është i bashkuar dhe janë rikthyer dy lojtare që na kanë munguar prej kohësh, Elezaj dhe Krasniqi. Do të japim gjithçka dhe shpresojmë të marrim rezultatin që dëshirojmë.
Uellsi është kundërshtari ynë dhe ne shkojmë atje për herë të parë, pa pasur asgjë për të humbur. Është një përvojë e re, të cilën duam ta shijojmë, por shpresojmë gjithashtu që rezultati të jetë në favorin tonë dhe të arrijmë diçka historike. Besoj se këtë herë do të jetë ndryshe dhe tifozët do të jenë pranë nesh për të na mbështetur”, u shpreh Hamonikaj.
Bajraktari e cilësoi përballjen si një pikë të rëndësishme për Kombëtaren, ndërsa vlerësoi formën dhe përgatitjen e futbollisteve, të cilat aktivizohen me klubet e tyre.
“Këto ndeshje kanë shumë rëndësi, sidomos pas arritjes së madhe të Kombëtares, ndaj edhe vlerësimi për to është maksimal. Vajzat janë në formë shumë të mirë.
Ato janë të angazhuara në kampionatet ku luajnë dhe vijnë të përgatitura 100% për të dyja ndeshjet. Do të jetë një përballje e vështirë, por e njohim kundërshtarin dhe shpresojmë të japim më të mirën.
Ndeshja e fundit në ‘Loro Boriçi’ ishte pozitive, pavarësisht rezultatit. Luajtëm një takim të fortë dhe qëndruam të barabarta deri në fund. Shpresoj ta përsërisim atë paraqitje dhe të fitojmë, në mënyrë që të shkojmë atje më të qeta”, tha Bajraktari.
Skuadra shqiptare po vijon stërvitjen në Shkodër për ndeshjen e parë me Uellsin, e programuar më 9 tetor në orën 18:00.
Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht se Mikel Arteta ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë me klubin. Trajneri spanjoll ka vendosur të…
Mikel Arteta e ka cilësuar si një “privilegj” nënshkrimin e kontratës së re afatgjatë me Arsenalin, duke konfirmuar zyrtarisht vazhdimin…
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha u shpreh se seanca e së nesërmes është një çështje e…
MPB njofton se është ndaluar një prokuror i Lartë Publik në Manastir, ndaj të cilit është dorëzuar kallëzim penal për…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në deklaratën e sotme për mediat, njoftoi opinionin në lidhje me serinë e vaksinës BCG…
Enti Shtetëror i Statistikave publikoi sot llogaritjen e inflacionit të shtatorit, e cila tregon se inflacioni vjetor në shtator të…