sport

Shqipëria në finalet e Euro 2024, Duka: Kombëtarja ka qenë fantastike në kualifikuese

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje live gjatë një emisioni sportiv, nga ku kreu i Qeverisë shqiptare të futbollit foli për sukseset e arritura gjatë vitit 2023, si po shkojnë përgatitjet para finaleve të Europianit “Gjermani 2024” dhe pritshmëritë në Grupin B ndaj kundërshtarve si Italia, Kroacia dhe Spanja.

Ndër të tjera, numri një i futbollit shqiptar foli edhe për mbledhjen e trajnerëve pjesëmarrës në EURO 2024, që është mbajtur në Gjermani, lidhur me ndryshimet në listën finale me numrin e futbollistëve pjesëmarrës dhe nënvizoi se në mbledhjen e KE-së së UEFA, ai do të mbështesë idenë e teknikut të Kombëtares shqiptare, që kërkon që lista të mbetet me 23 lojtarë.

Të lidhura

None found

Intervista e plotë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka:

– President je shqiptari më i rëndësishëm në botën e futbollit sepse përfaqësoni pozitën më të rëndësishme deri tani, e që është posti i Zv.Presidentit i UEFA-s. Keni bashkëjetuar me të mirat, gëzimet, sfidat, lotët por edhe triumfet e Kombëtares. Përpos kualifikimit të dytë në Europian për çfarë jeni krenar më së shumti?

“Si fillim më lejoni të të falënderoj për ftesën dhe për mundësinë, të falënderoj gjithashtu edhe për mbështetjen tuaj për futbollin shqiptar për ekipin Kombëtar dhe në të njëjtën kohë të përshëndes ish-futbollistin sot trajner, Debatik Curri i cili ka goxha kontribut dhe merita në rezultatet e Kombëtares. Rezultatet nuk vijnë në një ditë por janë fryt i një pune të vazhdueshme dhe kontribut i të gjithë futbollistëve, pavarësisht se merita kryesor i takon atyre që janë në fushë sot.

Edicioni kualifikues ka qenë për mua fantastik, shumë i mirë, më i miri i bërë nga ekipi Kombëtar i cili na ka dhuruar kënaqësinë më të madhe sepse e mbylli në vendin e parë dhe u kalifikua për herë të dytë në finalet e Europianit. Na ka dhuruar gjithashtu edhe spektakël, rezultate shumë të mira kundër ekipeve që nuk i kishim bërë kurrë në histori, si ndaj Çekisë apo Polonisë.

Na ka dhuruar gola të bukur, emocione pa fund dhe padyshim kemi pasur edhe momente të vështira dhe mërzie por ishte një fund i bukur. I jam mirënjohës të gjithë atyre që e bënë realitet këtë gjë, ekipit, stafit drejtues, trajnerit Silvinjo për gjithçka që ka bërë, gjithë opinionit publik mbarëkombëtar shqiptar jo vetëm brenda kufive, sepse ky është një ekip Kombëtar dhe jo një ekip shtetëror dhe gjithashtu i jam shumë mirënjohës tifozëve që e kanë mbështetur pa kursim, më shumë se çdo herë tjetër Kombëtaren.”

– President, sa pikë mendon që mund të marrim në grup dhe kë ekip mendoni se do ta mundim?

“Në “Euro 2024” ne duhet të shohim përpara. Padyshim që ta shijojmë dhe ta gëzojmë atë që kemi arritur, por të shohim përpara se ç’do bëjmë dhe se çfarë mund të bëjmë në Gjermani. Për momentin dua të them që ne jemi duke punuar shumë fort të gjithë bashkë, nga pikëpamja organizative dhe teknike për ta përgatitur sa më mirë Europianin në të gjitha këndvështrimet.

E kam thënë dhe herë të tjera që unë dua shumë që kryesisht futbollistët por edhe tifozët që do të vijnë në Gjermani që në radhë të parë ta shijojnë vërtetë Europianin, pasi jemi pjesë e një kompeticioni shumë të rëndësishëm, për mua më i rëndësishmi i botës së futbollit në përgjithësi.

Pra ta shijojnë të gjithë dhe pse jo që të luftojmë për të kaluar grupin. Ne jemi të ndërgjegjshëm për atë që kemi përballë, për forcën e Italisë si kampione Europe në fuqi për historinë e saj dhe kualitetet që ka brenda, gjithashtu Kroacia dhe Spanja si ish-kampione bote.

Edhe ne kemi një skuadër të mirë, që bëri shumë mirë në kualifikuese me futbollistë në rritje. Nuk di të them se sa pikë do të marrim, por di të them që do të bëjmë maksimumin që nga ndeshja e parë kundër Italisë dhe le të presim se çfarë do të prodhojë fusha.”

– Në mediat italiane thuhet që trajneri Sylvinho ka kërkuar të mos ndryshohet numri i lojtarëve në Evropian, pra të mbetet 23 dhe jo 26. Silvinjo është nga të paktët trajnerë që po mbron skemën me 23 lojtarë ndryshe nga trajnerët e tjerë që duan 26 lojtarë në Evropian. Nëse kjo është e vërtetë, pse Sylvinho po e mbron këtë skemë kur dihet që keni konkurrencë shumë të madhe në sulm?

“Është e vërtetë që në Gjermani është bërë një mbledhje e trajnerëve që janë pjesëmarrës në EURO 2024. Kanë diskutuar dhe janë konsultuar sepse ka pasur kërkesa që UEFA të ndryshojë numrin limit të futbollistëve pjesëmarrës për çdo skuadër të Kampionatit Europian. Është diskutuar teknikisht dhe di edhe faktin që Silvinjo, pavarësisht se nuk ka qenë pjesë e diskutimit, por mendimi i tij është që të mbetet me 23 futbollistë në listë. Nuk është i vetmi, janë të ndarë në dy mendime. Disa që mendojnë për 23 futbollistë në listë dhe disa 26.

Të gjithë kanë argumentet e veta, pro dhe kundër për këto ndryshime. Të gjitha këto mendime do të mblidhen dhe do të vijnë për miratim në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s në mbledhjen e 22 majit në Dublin të Irlandës. Nëse do të jap mendimin tim, në mbledhjen e KE-së unë do të mbështes atë çka mendon trajneri i Shqipërisë. Jo se jam teknik, por do të mbështes çka thotë ai. Argumentat e tij janë që mund të menaxhohen më mirë dhe më me rezultat 23 futbollistë gjatë gjithë përgatitjeve për Europian, gjatë ditëve që do të jemi aty dhe në lojë.

Nuk do të heqësh futbollistë për t’i lënë në tribunë, që mund të prishin edhe atmosferën e skuadrës, por do të jenë të gjithë aktivë në fushë dhe stol. Por edhe në menaxhim sepse në futboll, të gjitha programet e stërvitjes bëhen me 22 futbollistë dhe një portier i 23-të që mund të rrijë jashtë fushe.”

të fundit

Tregjet mbeten nën presion nga përplasjet SHBA-Iran, nafta shtrenjtohet sërish

Tregjet ndërkombëtare po vijojnë të ndjekin me shqetësim zhvillimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa për të katërtën ditë…

5 minutes ago

Tragjedi familjare në Xhorxhia: 63-vjeçari dyshohet se ekzekutoi gruan dhe vajzën pas konfliktit për nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Xhorxhinë në SHBA, ku një burrë 63 vjeç dyshohet se qëlloi për vdekje bashkëshorten…

6 minutes ago

Mijëra serbe vazhdojnë protestat, edhe pse Vuçiç njoftoi se do dorëhiqet

Mijëra qytetarë u mblodhën të dielën në qytetin serb të Kraljevës, duke vazhduar protestat kundër presidentit Aleksandar Vuçiç, vetëm një…

7 minutes ago

Mbahet sot protesta e 30-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës!

Këtë të hënë, 29 qershor 2026 do të mbahet protesta e 30-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje…

23 minutes ago

SHBA dhe Irani bien dakord për një tërheqje të përkohshme pas incidenteve në Ngushticën e Hormuzit, bisedime në Doha të martën

Pas shkëmbimit të zjarrit pranë Ngushticës së Hormuzit gjatë ditëve të fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë pranuar të…

24 minutes ago

Moti për sot, 29 Qershor 2026: kthjellime në të gjithë vendin dhe vranësira të pakta pas mesditës

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë…

31 minutes ago