Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se Shqipëria është në bisedime me organizatorët e çmimit ‘Globe Soccer Awards’ për ta sjellë këtë event në Tiranë.
Çmimi ‘Globe Soccer Awards’ është një ngjarje prestigjioze ndërkombëtare që nderon arritjet më të mëdha në futboll çdo vit.
Kjo ngjarje është e njohur për ndarjen e çmimeve në disa kategori, duke përfshirë ‘Lojtari i Vitit’, ‘Trajneri i Vitit’, ‘Klubi i Vitit”.
Në edicionin e vitit 2024 të ‘Globe Soccer Awards’, çmimi për ‘Lojtarin e Vitit’ i takoi Vinicius Junior.
“Ndërkohë jemi në një diskutim së fundmi për të sjellë në Tiranë, 95 për qind në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar si opsione dhe Durrësin dhe Vlorën, edicionin evropian të çmimit të globit të futbollit”.
“Eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme sa i përket vetë edicionit global në Dubai dhe për edicionin evropian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne”.
“Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që për shembull çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer, Yamalit fjala bie t’ia japim këtu në Tiranë”.
“Po punojmë edhe me Padel International, është një tjetër aktivitet i jashtëzakonshëm që ka mbulim të jashtëzakonshëm mediatik në të gjithë botën dhe po punojmë që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij”, ka thënë Rama.
Dashi Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në…
Parku Kombëtar i Thethit, një nga perlat natyrore të Alpeve Shqiptare dhe një nga zonat më të mbrojtura ligjërisht në…
Një incident në skenën e teatrit i kushtoi jetën aktorit të “Portokallisë”, Emir Hoxhaj, teksa luante një rol disa vite…
Gazetari Mero Baze thotë se SPAK është i frikësuar nga Sali Berisha dhe nuk ndjek procese reale, që lidhen me…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të vendosë tarifa prej 25 për qind ndaj Japonisë dhe Koresë së…
Alarmi për fenomene ekstreme vazhdon në 12 rajone të Italisë. Mbrojtja Civile ka lëshuar alarmin portokalli për ditën e sotme…