sport

Shqipëria me tjetër ndeshje miqësore, përballet për herë të parë në histori me këtë kundërshtar

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite për të luajtur një ndeshje në qytetin e Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkaq, ora dhe stadiumi ku do të luhet kjo miqësore mbeten ende për t’u përcaktuar pas diskutimeve finale mes dy federatave. Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, që nuk janë përballur më parë në të kaluarën në futboll.

Të lidhura

None found

Në muajt e ardhshëm deri në fillimin e Botërorit “Katar 2022”, Shqipëria do të luajë edhe miqësore të tjera sipas kalendarit të FIFA-s, teksa FSHF po punon për të zyrtarizuar edhe rivalët e radhës.

Në muajin shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë dy përballjet e fundit të grupit në UEFA Nations League. Më 24 shtator kuqezinjtë përballen në transfertë me Izraelin, ndërsa më 27 shtator do të presim Islandën në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Më pas do të jetë radha e ndeshjeve miqësore. /fshf.org

të fundit

Në Manchester, Bogujevci prezanton Strategjinë e Ekonomisë Kreative 2027–2035

Qeveria e Kosovës po punon në politika të reja për fuqizimin e ekonomisë kreative, me synimin që ky sektor të…

6 minutes ago

Aliçkaj: Greqia ka pritshmëritë më të larta për njohjen e Kosovës; Konjufca kërkoi hap nga Athina

Greqia vazhdon të jetë një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht…

7 minutes ago

Rrokaqielli më i lartë në Riad goditet për herë të dytë brenda një jave, duke lënë 11 të plagosur

Rebelët Huthi të Jemenit kanë goditur për herë të dytë brenda një jave rrokaqiellin më të lartë në Riad të…

14 minutes ago

Trump vijon traditën: u fal dy gjelave të Falënderimeve dhe tregon destinacionin e tyre pas Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vijuar një nga traditat më të njohura të Shtëpisë së Bardhë, duke falur zyrtarisht dy…

14 minutes ago

Andonovski wants Macedonia to become a center of digital innovation and investment

Procedura më të shkurtra administrative, më shumë shërbime digjitale dhe përdorim më i madh i teknologjive moderne në kompanitë vendase…

24 minutes ago

Public Prosecutor’s Office strengthens staff and opens the way for advancement of 28 employees

Prokuroria Publike në RMV vazhdon me aktivitetet për forcimin e kapaciteteve të kuadrove dhe zhvillimin kuadrove të punonjësve.Në kuadër të…

25 minutes ago