Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në Kaiserau, qendra bazë e kuqezinjve në Gjermani.
Gjithë fokusi i lojtarëve dhe stafit teknik me në krye brazilianin Sylvinho, është te dueli i parë në Euro 2024. Kundër Italisë (15 qershor) në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
E më pas duelet e radhës në grupin B: ndaj Kroacisë (19) në Hamburg dhe përballë Spanjës (24) në Dusseldorf.
Stërvitja e parë në tokën gjermane u bazua më shumë në aspektin taktik kryesisht, ndërkohë që pati edhe punë në palestër.
Asnjë nga lojtarët nuk ka dëmtime apo probleme fizike, përveç portierit Etrit Berisha, i cili ndjen dhimbje në shpinë.
Kuqezinjtë do të zbresin sërish në fushë duke nisur nga ora 17:00, për stërvitjen e dytë të së hënës.
Seancë që do të jetë e hapur për tifozët shqiptarë, numri i të cilëve pritet të shkojë në 1 mijë. Për të parë nga afër dhe për të mbështetur e karikuar heronjtë kuqezi.
Këtë të hënë 22 dhjetor 2025, Klodian Braho, ka marrë zyrtarisht detyrën si kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme…
Këshilli i Ministrave, ka miratuar Aktin Normativ të Fundvitit për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025. Nga ky akt…
Policia e Shtetit, ka publikuar planin e masave për festat e fundvitit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Masat…
Botërori i vitit 2026 pritet të jetë më i madhi në histori, me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe me ndeshje që…
Këtë të hënë në orën 10:00, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), zhvillohet ceremonia zyrtare…
"Big Brother VIP" ka nisur edicionin e tij të pestë, e që në ditët e para nuk kanë munguar debatet…