Ertjan Kofsha ka shënuar rezultate të mëdha në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes U-20 që po mbahet në Guadalahara të Meksikës.
Talenti i shtangës shqiptare ka bërë paraqitje fantastike në garën e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa ka arritur të fitojë medalje ari në stilin e shkëputjes në kategorinë e peshave 89 kg.
Kofsha kaloi me sukses tri provat me 152, 156 dhe 159 kg, duke u shpallur kampion bote me rezultatin 159 kg, për ta ngjitur flamurin kuqezi në shkallën më të lartë të podiumit.
Për sa i përket stilit të shtytjes, talenti shtërmenas dështoi dy provat e para me 186 kg, rezultat të cilin e realizoi me sukses në provën e tretë, duke u renditur në vend të gjashtë. Ndërkohë me 345 kg në total, Ertjani u klasifikua në vend të katërt në dygarësh.
Theksojmë se peshëngritësi shqiptar, vetëm 18 vjeç, ishte më i vogli në moshë në Baterinë A, por kjo nuk e pengoi aspak të tregonte forcën ndaj rivalëve. Kujtojmë që Kofsha udhëtoi në Meksikë pa trajnerin e tij, Leonard Toska.
Rolin e teknikut e bëri presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. FSHP njoftoi se mungesa e Toskës në këtë aktivitet erdhi për shkak se trajneri nuk arriti të merrte vizën nga ambasada meksikane.
Mbrëmjen e djeshme “Big Brother Vip”, ishte i mbushur me emocione dhe gjithashtu debate të forta. I eleminuari i mbrëmjes…
Sot, 1 shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë. Euro, blihet me 96.3 lekë…
Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
Shefja e re e misionit diplomatik amerikan në Venezuelë, Laura Dogu, mbërriti në Karakas, një hap ky në rifillimin e…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot ndiheni të gatshëm për të komunikuar më qartë…
Kryebashkiaku Erion Veliaj, pritet të paraqitet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, ku do të shqyrtohet kërkesa e…