“Shqipëria është rritur shumë, kur erdha unë në drejtim gjeta disa probleme”,Edi Reja e njeh mirë skuadren e Shqipërisë.
Trajneri ka drejtuar pjesën më të madhe të lojtarëve që ka aktualisht në dispozicion Silvinjo, ndonëse nuk ia doli të merrte maksimumin prej tyre siç bëri tekniku brazilian.
None found
Por ai di cilësitë e lojtarëve që do të përballen sot me Italinë dhe pak orë para ndeshjes për “Sky Sport” ka treguar këndvështrimin e tij për atë që do të shfaqë kjo skuadër.
“Shqipëria është rritur shumë, kur erdha unë në drejtim gjeta disa probleme. Kemi punuar mirë unë dhe grupi im dhe tani është me meritë në Europian se ka fituar grupin, ka mundur Poloninë e Çekinë dhe nuk ishte e lehte, e meritoi kualifikimin. Ka kënaqësi edhe për mua se do të thotë që kemi bërë një punë të mirë.
Lojtarë që duhet pasur kujdes? Përpara nuk e di nëse do të luajë Manaj apo Broja. Por Broja nëse ka hapësira mund të vërë në vështirësi, edhe në krahë kanë të mirë. Do të luajnë të mbyllur mirë si në kualifikuese, por janë vdekjeprurës në kundërsulm, se të krijojë vështirësi nëse gjejnë hapësira para. Shqipëria është rritur shumë.
Tifozët e shumtë? Të ekzaltojnë se janë shumë afër ekipit, janë të ngjashëm me napolitanët, një pasion tmerrshëm. Kur humb janë gati të të kritikojnë, por kur fitohet të ekzaltojnë. DO ta ndjejnë. Sot do të jenë minimumi 40 mijë në stadium.
Kam dhënë shpirtin për këtë Shqipëri dhe do të më pëlqente që të bëjnë mirë në Europian. Do bëj tifo për Italinë, por Shqipërinë e ndjej me dashuri”, tha Reja për “Sky Sport” pak orë para ndeshjes.
Në minutën e 90+2-të të ndeshjes së Kanadasë kundër Afrikës së Jugut në raundin e 32-shes të Kupës së Botës,…
Ndërsa të gjithë sytë e botës së futbollit janë të fokusuar tek ngjarjet e Kupës së Botës, eksperti i njohur…
Ju prezantojmë me Sefedinin, pronari që mori peng klienten në Tiranë [...] Read More... The post Pronari i Zanusit që…
Gazetari Habjon Hasani ka komentuar debatet rreth katalogut arkitekturor “Albanian Files”, duke e lidhur atë me kryeministrin Edi Rama. Në…
Thomas Tuchel është shprehur i kënaqur që Harry Kane theu rekordin e golave me Anglinë në Kupën e Botës në…
Ju prezantojmë me Sefedinin, pronari që mori peng klienten në Tiranë [...]Read More...