sport

Shqipëria cakton miqësoren e fundit para Euro 2024, luhet më 7 qershor

Pas marrëveshjes për të luajtur një ndeshje miqësore me Lihtenshtejnin, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka gjetur gjuhën e përbashkët me Federatën e Azerbajxhanit për të zhvilluar një tjetër miqësore në muajin qershor, para nisjes së Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

Ndeshja miqësore me Azerbajxhanin do të luhet më datë 7 qershor, ndërkohë mbetet për t’u përcaktuar orari dhe stadiumi ku do të luhet kjo sfidë. Kjo do të jetë ndeshja e gjashtë në histori mes dy skuadrave, teksa Shqipëria numëron tre fitore, një barazim dhe një humbje kundër Azerbajxhanit.

Kombëtarja shqiptare fillimisht do të luajë dy takime miqësore në muajin mars. Kuqezinjtë do të përballen me Kilin më datë 22 mars në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, duke nisur nga ora 20:45. Ndërsa tre ditë më vonë më datë 25 mars, Kombëtarja do të luajë me Suedinë në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit.

Në muajin qershor, Shqipëria do të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera miqësore. E para me Lihtenshtejnin më datë 3 qershor, ndërsa takimi i fundit miqësor para nisjes së Euro 2024 do të jetë ndaj Azerbajxhanit më datë 7 qershor.

Ndryshe, Kombëtarja shqiptare do të debutojë në “Gjermani 2024” më datë 15 qershor në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”.

Ndeshjen e dytë të grupit kuqezinjtë do ta luajnë katër ditë më pas, më datë 19 qershor kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Ndërsa takimin e fundit në grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00. /Telegrafi/

të fundit

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në…

22 minutes ago

VIDEO/ Gol prej bomberi, Kurtulan vazhdon të shkëlqejë në Turqi

Ish-futbollisti i Shpresave Arda Kurtulan, po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Goztepe, e cila po lufton në këtë edicion…

41 minutes ago

800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën

E shtuna shënojë një rekord të ri për kalimet ilegale nga Franca drejt Anglisë me gomone, ku 803 emigrantë me…

44 minutes ago

VIDEO/ Intervista që po bën xhiron e rrjetit, futbollisti 10-vjeçar: Barça më largoi dhe nuk më shpjegoi pse, Jamal kujton se është Mesi

Në dy ditët e fundit në rrjete sociale është shpërndarë me shpejtësi një intervistë që është publikuar në Spanjë pas…

58 minutes ago

EMRI/ Plagosja në Durrës, zbardhen detaje, 45-vjeçari ka marrë pl*gë në gjoks dhe bark

Një konflikt i çastit që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e…

1 hour ago

Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni ngarkuar me agrume del nga rruga, lëndohet shoferi (PAMJE)

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me…

2 hours ago